07/01/2021 07/01/2021 E kremtja e Theofanisë (Shfaqjes së Perëndisë) festohet gjithmonë me madhështi e shkëlqim, por këtë fillim viti u kremtua me kufizimet dhe rregullat që imponon gjendja e pandemisë. Besimtarë të shumtë, duke ruajtur largësitë e këshilluara dhe me maska u drejtuan për në kishat e Kryepiskopatës së Hirshme dhe të Mitropolive, për të marrë pjesë...
07 Ιανουαρίου, 2021 - 18:55
Τελευταία ενημέρωση: 07/01/2021 - 18:58

Kisha Orthodhkose Autoqefale e Shqipërisë: Kremtim i gzuar i Ujit të Bekuar me gjithë kushtet e pandemisë

Διαδώστε:
Kisha Orthodhkose Autoqefale e Shqipërisë: Kremtim i gzuar i Ujit të Bekuar me gjithë kushtet e pandemisë

E kremtja e Theofanisë (Shfaqjes së Perëndisë) festohet gjithmonë me madhështi e shkëlqim, por këtë fillim viti u kremtua me kufizimet dhe rregullat që imponon gjendja e pandemisë. Besimtarë të shumtë, duke ruajtur largësitë e këshilluara dhe me maska u drejtuan për në kishat e Kryepiskopatës së Hirshme dhe të Mitropolive, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe në Shërbesën e Bekimit të Ujërave.

Të mërkurën në mëngjes, 6 Janar 2021, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia dhe Shërbesa u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Në fund besimtarët u drejtuan tek çezmat e shumta, për të bërë të mundur shmangien e grumbullimit të njerëzve, të cilat lidheshin me cisternat me ujin e bekuar, për të marrë dhe çuar në shtëpitë tyre bekimin e kësaj dite.

orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων