“Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë”, ikona e pikturuar në 1765 nga Athanas Zografi
Ikona “Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë” është pikturuar në vitin 1765 nga Athanas Zografi. Ajo u porosit për kishën Burimi Jetëdhënës nga rufeti i bakallëve të Korçës sikundër e dëshmon mbishkrimi në pjesën e poshtme të ikonës.
Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona është punuar në një panel druri me përmasa të mëdha, ndërsa kompozimi ndahet në dy zona.
Në pjesën e sipërme paraqitet Trinia e Shenjtë dhe mbi re të ulur në fron paraqitet Ati dhe Biri që mbajnë kryqin.
Shpirti i Shenjtë duket lart në formën e pëllumbit dhe prapa tyre duken kerubinët. Në katër cepat janë paraqitur simbolet e Ungjëllorve dhe në të dy krahët shihen dy grupe engjëjsh.
Në pjesën e poshtme të veshur me rroba ceremoniale, të dekoruara me motive të shumta floreale paraqiten tre Hierarkët e mëdhenj të Kishës Lindore. Duke nisur nga e majta në të djathtë paraqiten Shën Grigor Theologu, Shën Johan Gojëarti dhe Shën Vasili i Madh me ungjij në duar dhe duke bekuar. Ikona ilustron preferencën e artistit për modelet perëndimore.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










