“Ti mund të bëhesh një bekim për familjen tënde, për komunitetin tënd, për vendin tënd…për gjithë njerëzimin”!
Sot në këtë shtëpi erdhi shpëtimi!
Të dashur besimtarë,këto janë fjalët që Krishti i drejton Zakeut dhe familjes së tij. Çfarë kishte ndodhur? Jisui po udhëtonte në Jeriko dhe një burrë me emrin Zake, donte të shikonte kush ishte Jisui. Ai ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte njëri shumë i pasur, por ishte i shkurtër, për këtë arsye mendoi të hipte në një pemë.
Kur Jisui kaloi afër pemës, ngriti sytë, e pa Zakeun dhe i thotë: “ Zake zbrit poshtë, sot unë do të vij në shtëpinë tënde”. Jisui bashkë me dishepujt shkoi atje dhe Zakeu u ngrit në këmbë dhe thotë: “Jisu, unë sot vendos tu jap gjysmën e pasurisë sime të varfërve dhe atij që i kam bërë padrejtësi do t`i jap katërfishin”. Edhe atëherë Zoti thotë: “Sot në këtë shtëpi ka ardhur shpëtimi”. Erdhi shpëtimi në atë familje, në atë shtëpi për shkak të një personi të vetëm, për shkak të Zakeut. Një person i vetëm u bë shkak për shpëtimin e gjithë personat e familjes .
Nuk është rast i parë kur dëgjojmë në Shkimin e Shenjtë kur një person bëhet bekim për gjithë familjen e tij. Rasti i Kornilit që ishte ushtarak romak, paganë. Atij u shfaq ëngjëlli i Zotit dhe i thotë: “ Shko thirr Apostull Petron dhe dëgjo fjalën e tij”. Ai shkoi thirri Apostull Petron dhe kur ai dhe familja e tij dëgjuan apostullit ,besuan dhe u pagëzuan dhe gjetën rrugën e shpëtimit.
Diku tjetër në Veprat e Apostujve,na tregohet përsëri për rojtarin, kur Apostul Pavli dhe Sila ishin në burg dhe u bë një tërmet, rojtari u frikësua, por Apostull Pavli i tha: “ Mos ki frikë ne jemi këtu”. Atëherë rojtari i mori në shtëpi , kujdeset për ata dhe beson në fjalët e Apostullit dhe pagëzohet ai dhe gjithë familja e tij.
Një person i vetëm u bë shkak që gjithë familja të ndjeki udhën e shpëtimit, udhën e Perëndisë. Por që të bëhemi shkak dhe bekim për familjet tona, është një rrugë e vështirë. Nuk mjaftonthjesht që të besojmë. Edhr i Ligu beson dhe dridhet përpara Zotit. Po të shikojmë ngjarjen e Ungjillit që dëgjuam sot, por dhe dy ngjarjet që treguam pak më parë, shikojmë që besimi është i lidhur me jetën dhe veprimin në besim.
Kur Zoti i tha Zakeut dhe familjes së tij që “ Sot erdhi shpëtimi në këtë shtëpi”? Pasi Zakeu i tha që unë t`ia jap gjysmën e pasurisë sime të varfërve dhe atij që i kam bërë padrejtësi do t’i jap katërfishin”. Pse Kornelit iu shfaq ëngjëlli i Zotit që i thotë: “ Shko thirr Apostull Petron dhe dëgjo fjalën e tij dhe do gjesh ti dhe famija jote shpëtim”? Sepse Korneli, pavarsisht se ishte pagan, ishte njëri që lutej dhe bënte bamirësi të shumta. Kur roja i burgut dhe familja e tij gjetën rrugën e shpëtimit?
Pasi bëri një vepër të mirë; u kujdes për Apostull Pavlin dhe Apostull Sila.
Sigurisht që të jetojmë besimin dhe të ndjekësh rrugën e shpëtimit nuk është e lehtë, është një rrugë e vështirë. Gjeja e parë që do të na thonë kur ne tregojmë një zell, brenda familjes, akoma dhe nga pjesëtarët e familjes do të kemi vështirësi. Shumë nga ju janë përballur me këto vështirësi. Na thonë : “Ky tani nuk është në rregull nga mendja”. Kur ne shkojmë të dielave në kishë, kur lutemi, kur mbajmë kreshëm, na thonë dhe pjesëtarë të familjes tonë : “Ky nuk është në rregull nga trutë”.
Mos u çuditni për këtë, sepse këtë e thanë dhe për vetë Zotin. Na tregohet në një pjesë në Ungjill, kur vëllezërit dhe motrat shkuan ta marin Jisuin sepse u kishin thënë të tjerët se ai nuk është në vetvete. Nëse këmbëngulim, nëse qëndrojmë në rrugën e besimit do të bëhemi bekim për familjen tonë. Ata të cilët dikur na përqeshnin, na tallnin, do të krenohen me ne, që ne vazhdojmë në rrugën e besimit.
Le të kujtojmë pak Shën Porfirin. Nëna e tij i krijonte shumë vështirësi kur ai donte të ishte fëmijë shumë i zellshëm, por nëna e tij nuk e lejonte atë në zellin e tij. Kur ai u bë prift dhe nëna e tij e pa se sa shumë njerëzit e donin atë, se sa shumë e respektonin, shkonte, mburrej dhe thoshte: “Ai është djali im. Ai prifti është biri im”. Mburrej për shenjtorin.
Kushdo nga ne, të dashur besimtarë, mund të bëhet bekim në familjen e tij. Mund të bëhemi shkak që anëtarët e familjes sonë të bëhen pjesëtarë të familjes të madhe të Zotit dhe të ecin në rrugën e shpëtimit. Ne nuk do të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët. Është një tundim shumë i madh që ne të përfshihemi nga shoqëria dhe nga rryma e saj. Ne nuk do të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të ndjekim rrugën e Zotit.
Tregohet në Bibël kur Jisui i Navisë,i cili ishte udhëheqësi i popullit të Izraelit pas vdekjes së Moisiut, ishte ky person që e udhëhoqi popullin dhe e vendosi Izraelin në “Tokën e Premtuar”. Pasi bëri gjithë këtë vepër Jisui i Navisë, mblodhi krerët e fiseve të Izraelit dhe ju tha: “ Shikoni sa na ka bekuar Perëndia. Ai e mbajti premtimin e Tij që na dha këtë tokë dhe ne duhet të qëndrojmë besnikë në Besëlidhjen e Perëndisë, por edhe nëse dikush nga juve, ose të gjithë juve, nuk do të ndiqni Zotin, përsa i përket mua dhe familjes sime ne do të ndjekim Zotin”.
Nëse do të ndjekim Zotin të dashur besimtarë, ne mund të bëhemi, një bekim për familjen tonë. Ne mund të bëhemi një bekim për komunitetin tonë. Ne mund të bëhemi një bekim për vendin tonë. Ne mund të bëhemi një bekim për gjithë njerëzimin.
Le të ecim me këtë siguri në rrugën e Zotit. Amin!
*Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, e Diela XV e Llukait, dt. 31/01/2021
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










