10/02/2021 10/02/2021 Sipas besimeve popullore Shën Harallambi është sundimtar i sëmundjeve, kryesisht i murtajës. Festa mbetet në traditën bullgare si një nga kremtet e fundit dimërore. Që nga ajo ditë njerëzit fillojnë të punojnë tokën, pasi dimri mbaron ditën e Shën Thanasit më 18 janar. Shën Harallambi ishte një njeri shumë i drejtë dhe tregoi shenjtërinë e...
10 Φεβρουαρίου, 2021 - 17:55

Më 10 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare respekton dëshmorin e shenjtë të besimit Harallambi Çudibërësi nga Magnezija

Διαδώστε:
Më 10 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare respekton dëshmorin e shenjtë të besimit Harallambi Çudibërësi nga Magnezija

Sipas besimeve popullore Shën Harallambi është sundimtar i sëmundjeve, kryesisht i murtajës.

Festa mbetet në traditën bullgare si një nga kremtet e fundit dimërore. Që nga ajo ditë njerëzit fillojnë të punojnë tokën, pasi dimri mbaron ditën e Shën Thanasit më 18 janar.

Shën Harallambi ishte një njeri shumë i drejtë dhe tregoi shenjtërinë e tij përderisa ishte ende gjallë, duke përhapur fjalën e Zotit. Ai u bë peshkop dhe kishte një ndikim të madh te njerëzit. Për këtë arsye perandori mizor romak Septimij Sever e torturoi për gati 13 vjet, vetëm për të hequr dorë nga Krishti. Ai qëndroi i palëkundur dhe i patundur, dhe besimi i tij shëroi të gjitha plagët, dhe çdo mëngjes ai agonte i paprekur. Konsiderohet se ai e mjekonte plagët me mjaltë dhe prandaj Shën Harallambi respektohet edhe si mbrojtës i mjaltit dhe i bletarëve.

Në këtë ditë, njerëzit sjellin mjaltë në tempuj, i cili bekohet dhe mbahet gjatë gjithë vitit si një kurë për fruthin, skuqjet dhe sëmundjet e tjera. Për festën, gatuhen pogaçe që lyhen me mjaltë dhe shpërndahen për shëndetin.

Bletarët bullgarë e respektojnë ditën si festa e tyre profesionale dimërore.

 

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων