‘Burrërohuni, forcohuni me anë të shpresës, mësohuni «të mburreni dhe me fatkeqësitë»’!
Sëmundja, pikëllimi, fatkeqësia takohen në çdo hap; nuk ekziston asnjë jetë njerëzore, që mund ta shmangte këtë. Por, megjithëse fatkeqësia, në thelb, është një gjë kaq e zakonshme, ajo, në të njëjtën kohë, është dhe tepër enigmatike; dhe përmes fatkeqësisë, më shpesh se çdo gjë tjetër, natyrshëm bëhet pyetja: përse? Përgjigjja e plotë do të merret, sigurisht, vetëm pas vdekjes; por, pjesërisht, neve edhe këtu na është dhënë mundësia ta njohim qëllimin dhe synimin e vuajtjeve të dërguara nga lart për ne.
Për ta kuptuar këtë qëllim, ne duhet të kujtojmë se pikëllimi ynë nuk na përket vetëm neve personalisht, por veprimi i tij shtrihet edhe më tej. Në historinë e Shën Llazarit ne shohim vërtetimin e asaj që është thënë më lart.
Kjo ngjarje dhe çudi, e kryer nga Shpëtimtari në Vithania, kishte katër veprime dhe kuptime të ndryshme. Ajo ishte e nevojshme për Vetë Shpëtimtarin: “Nëpërmjet saj, qoftë lavdëruar Biri i Perëndisë!” Ajo ishte e nevojshme për Apostujt: “dhe gëzohem për ju, që Unë nuk isha atje, sepse ju besuat” Shpëtimtari e dinte se ç’ përshtypje të fuqishme do të bënte kjo çudi tek Apostujt dhe tha: “Unë gëzohem”. Më nga afër kjo ngjarje, sigurisht, u përkiste motrave të Llazarit, dhe, kur atyre iu kthye vëllai i dashur, i vajtuar prej tyre, si i vdekur, ato së bashku me këtë morën dhe besimin tek Jisu Krishti si Perëndi. Ato, së pari, mësuan se çfarë mund të jetë Ai për të gjithë ata, që besojnë me të vërtetë tek Ai. Më në fund, ky pikëllim, kjo mrekulli ishte e nevojshme edhe për vetë Judenjtë.
Le të kujtojmë fjalët e Shpëtimtarit: “O Atë, të falënderoj Ty se Ti më dëgjove Mua! Unë e dija se Ti gjithmonë më dëgjon Mua: por e the këtë gjë për njerëzit, që ishin këtu, në mënyrë që të besojnë se Ti më dërgove Mua. (Jn. 11:41-42) Fatkeqësia e madhe, që goditi motrat e Llazarit, duhej të prekte, në këtë mënyrë, edhe popullin e mbledhur me këtë rast në Vithania.
Synimi i provës, së dërguar nga lart, është për ne këtu në një kuptim krejt të ri, ai ndriçohet nga një dritë e re, me të cilën ne, ndoshta, nuk jemi mësuar ta mbulojmë pikëllimin. Megjithatë, edhe në ditët tona të gjitha provat dhe fatkeqësitë kanë po atë qëllim të përcaktuar; shpëtimin e shpirtit të njeriut.
Çdo provë është për Perëndinë vetëm një mënyrë për të shfaqur para njerëzve gjithëfuqishmërinë e mirësisë së Tij shpëtimtare.
Gjallërohuni, pra, vëllezër! Burrërohuni, forcohuni me anë të shpresës, mësohuni “të mburreni dhe me fatkeqësitë”, sepse “por durimi të kryejë në ju një veprim të përsosur, që të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë mangësi.” (Rom.5:3/Jak.1:4).

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










