“Qëndroni të fortë në besimin dhe Perëndia do të forcojë zemrën tuaj në orën trishtimit”’
“Perëndia do ta forcojë në shtratin e sëmundjes së tij. Ti do të ndryshosh të gjithë shtratin e tij në sëmundjen e tij.” (Ps.40:3)
Ju, ndoshta, lëngoni nga dobësia dhe sëmundja. Por, Perëndia premton t’ju “forcojë” juve, drejtojuni, pra, Atij, duke u mbështetur në fjalën e Tij; në vend që t’u ankoheni njerëzve për fatin tuaj, lutuni që Ai t’ju shtojë durimin dhe të “ndryshojë shtratin tuaj.”
Veçanërisht gjatë sëmundjes drejtojeni shikimin tuaj te Perëndia, sepse vetëm Ai mund t’ju shërojë juve. Vetëm Ai mund t’ju japë forcë për të përballuar me burrëri vuajtjet më të mëdha dhe për të qëndruar i fortë midis provave më të tmerrshme. A lodheni ju nën shtypjen e pafuqive tuaja fizike? Kujtoni ato të mira, që keni marrë nga Perëndia. Shpëtimtari është me ju. Ai nuk do t’ju dërgojë prova që tejkalojnë forcat tuaja. Nëse njerëzit ju kanë braktisur dhe askush nuk ju kupton, Ai asnjëherë nuk do t’ju lërë.
Largoni nga vetja çdo dyshim dhe drejtojuni Atij; ruani në zemër fjalët e Tij: “Perëndia do ta forcojë atë në shtratin e sëmundjes” dhe ju do të klithni me bindje të plotë: “Ditën kur të thirra, Ti më dëgjove, fute në shpirtin tim gjallërinë”, qëndroni të fortë në besimin dhe Perëndia do të forcojë zemrën tuaj në orën trishtimit. Mos u trembni kur dallgët e errëta do t’ju rrethojnë, ecni mbi to, duke u mbështetur te Krishti. Deti i jetës egërsohet rreth jush dhe kërcënon t’ju gëlltisë, mos u trembni, me ju është Ai, i Cili tha: “të mbaj ty nga dora jote e djathtë, po të them ty; mos u tremb, unë do të të ndihmoj”.
Çfarëdo që t’ju ndodhë për të përballuar çfarëdo barre të bjerë mbi ju, “Zoti është kështjella e zemrës suaj” dhe do t’ju përkrahë në pafuqinë tuaj. Sa më të dobët ta ndieni veten, aq më shumë do t’ju pushtojë një forcë e madhe e pashembullt, sepse Zoti i Plotfuqishëm do të jetë me ju; ju, madje, nuk do ta njihni të gjithë plotësinë e forcës së Tij, nëse nuk do të kuptoni të gjithë dobësinë tuaj, sepse forca e Tij kryhet në pafuqinë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










