10/03/2021 10/03/2021 Në Simbolin e Besimit, të dashur besimtarë, ne themi se Krishti “do të vijë me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të këtë mbarim”. Pikërisht të dielën e sotme kisha e ka caktuar të dielën e “Gjykimit të Fundit”. Po pse e quajmë “Gjykimi i Fundit”? Kjo...
10 Μαρτίου, 2021 - 13:33
Τελευταία ενημέρωση: 10/03/2021 - 13:35

“Jetën në Parajsë apo jetën në Ferr e zgjedhim dhe e vendosim vetë”!

Διαδώστε:
“Jetën në Parajsë apo jetën në Ferr e zgjedhim dhe e vendosim vetë”!

Në Simbolin e Besimit, të dashur besimtarë, ne themi se Krishti “do të vijë me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të këtë mbarim”. Pikërisht të dielën e sotme kisha e ka caktuar të dielën e “Gjykimit të Fundit”. Po pse e quajmë “Gjykimi i Fundit”? Kjo për arsye se ka edhe një gjykim të mëparshëm. Ne dimë se me vdekjen tonë ndahet trupi nga shpirti.

Trupi vendoset në varr, ndërsa shpirti vazhdon të jetojë. Ai kalon në një gjykim të përkohshëm për jetën dhe veprat e tij që ka bërë. Ky mund të quhet edhe gjykimi i parë. Pas këtij gjykimi shpirti do të kalojë në gjendjen që kisha e quan të “ndërmjetme”. Aty do të shijojë parajsën ose ferrin në bazë të veprave që ai ka bërë në jetë. Këtu shpirti do të jetoi ose qëndroi deri në ardhjen e dytë të Krishtit.

Në ardhjen e dytë të Krishtit siç dëgjuam dhe në pjesën e Ungjillit të sotëm, Krishti nuk do të vij si një shërbëtor i përulur, por me lavdi dhe me ushtritë engjëllore. Vetë Krishti është ai që do të jetë gjykatësi i njerëzve. Ne besojmë se Krishti do të gjykojë të gjithë njerëzit, janë apo nuk janë të krishterë, besojnë apo nuk besojnë, ata do të gjykohen prej Tij.
Po pse thuhet “do të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit”?

Apostull Pavli në letrën e parë drejtuar Selanikasve shkruan: “Ne të gjallët që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse vetë Zoti, me një urdhër, me zë Kryeëngjëlli dhe me borinë e Perëndisë do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ngjallen të parët, pastaj ne të gjallët që kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër dhe kështu do të jemi bashkë me Zotin”. ( 1 Sel.4:15-17)

Pra do të ndodh që ata që kanë fjetur do të ringjallen d.m.th shpirtet e tyre do të marrin përsëri një trup të lavdishëm edhe do të dalin përpara Zotit të gjykohen. Ata që do të jenë duke jetuar në kohën e ardhjes së Zotit, do të rrëmbehen në qiell, ku do të dalin përpara Zotit të gjykohen. Ky gjykim që do të bëj Zoti, është gjykimi i fundit, nuk do të ketë gjyq tjetër.
Pas këtij gjykimi njeriu do të jetojë përjetësisht me Zotin në Parajsë, ose përjetësisht larg Zotit në vendin e mundimeve në Ferr.
Kisha me urtësinë e saj nuk jep shumë hollësira për misterin e vdekjes, për gjykimin e përkohshëm, për gjendjen e ndërmjetme, për gjykimim e fundit, Parajsën dhe Ferrin.

Kisha nuk na jep të dhëna të tjera. Ajo na mëson sa janë të nevojshme dhe të dobishme për Shpëtimin tonë.

Për gjykimin e fundit kisha na mëson se Gjykatësi është Krishti, por nuk thuhet për kohëm e ardhjes sët Tij. As kohën e gjykimit të fundit, por na tregon kriterin e gjykimit, të cilin e dëgjuam në pjesën e Ungjillit të sotëm.

Nga sjellja dhe dashuria që kemi treguar ndaj të afërmve tanë, sidomos atyre që janë në nevojë, jetimëve, të sëmurëve, të eturve, të zhveshurve, të burgosurve. Pra na tregon se gjykimi më fund të fundit është në varësinë tonë. Jetën në Parajsë apo jetën në Ferr e zgjedhim dhe e vendosim vetë me jetën tonë dhe veprat tona. Nuk është se e vendos Zoti. Perëndia është dashuri. Shën Isak Siriani thotë: “Nuk është e drejtë të thuhet që mëkatarëve në ferr u është mohuar dashuria e Perëndisë, por dashuria vepron në dy mënyra të ndryshme, si vuajtje në të dënuarit dhe si gëzim në të bekuarit”.

Shpesh herë abuzohet me misterin e vdekjes, ardhjen e Zotit, Gjykimin e Fundit, Parajsën dhe Ferrit. Mos dëgjoni më zërat të cilët nuk janë mësime të kishës. Të mjaftohemi vetëm me ato që na mëson Kisha.

Në një debat të tillë mbi vdekjen, gjykimin, thuhej se një nga shenjtorët e Kishës ka thënë se fëmijët që vriten nga aborti do të jenë si të verbër në parajsë.

Së pari nuk ka asnjë qëndrim të tillë zyrtar të Kishës në këtë çështje. Po themi përsëri se pavarësisht se diçka mund të thuhet nga një teolog, nga një klerikë, akoma dhe nga një shenjtor, nuk do të thotë që patjetër ai është mësim i Kishës. Kemi raste kur Kisha ka hedhur poshtë mësime apo qëndrime të personave që Kisha i njeh si shenjtorë. Për këtë duhet të kontrollojmë gjithçka që dëgjojmë apo mësojmë, nëse ato janë mësime të Kishës. Jo çdo gjë që dëgjojmë në internet, në media, në facebook duhet t’i marim si të vërteta. Fatkeqësisht shumë njerëz bien në ngrackat e medias, duke e konsideruar median elektronike në vetë Zotin.

Së dyti ne mendojmë që Parajsa është një vend ku nuk ka as dhimbje dhe as psherëtim, por vetëm gëzim dhe jetë të lumtur. Si mund të jetojë i lumtur një i verbër brenda në Parajsë? Për më tepër kur nuk është faji i tij për abortin.

Shën Grigori i Nisës, vëllai i Vasilit të Madh, shkruan për foshnjat që largohen përkohësisht nga kjo jetë. “Ndërprerja e parakohshme e jetës së foshnjave nuk na bën të mendojmë se gjenden në mërzitje dhe dhimbje, të cilat ndërprenë parakohe jetën e tyre, por as nuk përjetojnë të mirat njëlloj me ata që u pastruan nga pasionet duke u përjetuar në çdo virtyt.

Të dashur besimtarë, le të mjaftohemi me mësimet e Kishës. Le të mos harrojmë se me jetën dhe veprat tona ne vendosim nëse do jetojmë në Parajsë apo në Ferr.

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, E Diela e Gjykimit të Fundit, dt. 07/03/2021

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων