U kremtua Ungjillizimi i Hyjlindëses nëpër kishat orthodhokse
Në kishën e “Ungjillizimit të Hyjlindëses” në Tiranë Liturgjia u kryesua nga Episkop Asti, bashkëmeshuan Arkimandrit Anastasi, At Stavri Dushi, At Viktor Bërdufi, At Harallamb Gjoka, At Grigor Pelushi dhe dhjakon Mihal Mihali. Zërat e psaltëve të korit bizantin në drejtimin e z. Theodhor Peci krijuan gjithashtu një atmosferë të ngrohtë adhuruese tek besimtarët e pranishëm. Predikimi në këtë liturgji u mbajt nga At Grigori, i cili përcolli mesazhe nga shembulli i Tërëshenjtës Mari, duke iu referuar periudhës së rinisē së saj që ja blatoi Perëndisë. Në fund Hirësi Asti uroi besimtarët për këtë të kremte të gëzueshme, ndërsa besimtarët këmbyen fjalë urimi me njeri-tjetrin. Për shkak të hirit dhe gëzimit të veçantë që përmban kjo e kremte, në këtë ditë kreshma e madhe tolerohet në konsumimin e peshkut.
R.Ngjallja
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










