Ikona “Ungjëllizimi” është një ikonë e pikturuar për të zbukuruar ikonostasin e kishës “Trinia e Shenjtë” në Korçë
Ikona është pikturuar gjatë fillimit të shekullit të XX dhe është përfaqësuese e një tradite piktorike në artin ikonografik të kohës. Piktori i cili nuk njihet me emër na afron një përshkrim të gjallë të skenës së Ungjëllizimit me lëvizjet dinamike dhe plot jetë të kryeëngjëllit Gabriel.
Kryeëngjëlli qëndron para nënës së Zotit, Virgjëreshës Mari duke i afruar asaj zambakun e bardhë shenjë e pastërtisë dhe pafajësisë së saj. Zambaku i bardhë, si përfaqësues alegorik i dlirtësisë dhe pastërtisë, është përdorur që në tekstet e hershme të Krishtera si atribut i Lajmëtarve. Në pikturën ortodokse, zambaku fillon të shfaqet në shekullin e XVIII dhe nga shekulli i XIX e në vijim ky element i zë vendin skeptrit (shkopit mbretëror).
Skena zhvillohet brenda një dhome të mbyllur dhe të dyja figurat janë të vendosura përballë njëri-tjetrit. Kryeëngjëlli Gabriel vjen nga e majta me një hap të lehtë me flatra të bardha. Me njërën dorë tregon të përzgjedhurën dhe me tjetrën i afron asaj degën me zambakët e bardhë. Përballë qëndron Virgjëresha me kokën ulur në një gjest përulësie kundrejt vullnetit hyjnor me të dyja duart e kryqëzuara mbi gjoks.
Të dyja figurat mbajnë nga një aureolë të artë mbi kokë. Ndërmjet tyre mbi një tavolinë qëndron i hapur Ungjilli i shenjtë. Një dritë hyjnore reflektohet tek figura e Virgjëreshës dhe në mes të dritës shohim pëllumbin e bardhë që personifikon Shpirtin e Shenjtë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.











