02/04/2021 03/04/2021 Kjo skenë është e pasur me simbolizëm të cilat janë përshkruar në Ungjijtë e Llukait dhe Markut. Në pjesën e sipërme të ikonës shfaqet një mandorla blu të cilën e mbajnë dy engjëj. Në mes të mandorlës shfaqet Krishti i ulur në një fron qiellor dhe në këmbët e tij shfaqen kerubimët. Poshtë Krishtit në...
02 Απριλίου, 2021 - 18:36
Τελευταία ενημέρωση: 03/04/2021 - 0:39

Ikona “Shestja” është pikturuar nga atelieja e vëllezërve Zografi për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq

Διαδώστε:
Ikona “Shestja” është pikturuar nga atelieja e vëllezërve Zografi për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq

Kjo skenë është e pasur me simbolizëm të cilat janë përshkruar në Ungjijtë e Llukait dhe Markut.

Në pjesën e sipërme të ikonës shfaqet një mandorla blu të cilën e mbajnë dy engjëj. Në mes të mandorlës shfaqet Krishti i ulur në një fron qiellor dhe në këmbët e tij shfaqen kerubimët. Poshtë Krishtit në një pozicion gjysmë-profil shfaqet Shën Mëria në mes të dishepujve. Pas saj shfaqen dy engjëj të cilët me njërën dorë tregojnë lart Krishtin. Tipi ikonografik i ikonës përkon me llojin e periudhës së paleologëve.

Interesante në këtë skenë janë lëvizjet e theksuara dhe xhestet e gjalla. Mali i ullinjve në të cilin ndodh ngjarja paraqitet me bimësi të pasur dhe të harlisur. Paraqitja e pemëve të ullirit përbënte një element ikonografik themelor, duke e vënë në dukje këtë simbol të paqes e cila shënon shpresë për një jetë të re.

 

 

— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων