05/04/2021 05/04/2021 E hënë, 5 prill 2021 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Dëshmorët Klaudi, Diodori, Viktori, Viktorini, Theodhora, Didimi, Papi, Serapioni, Thermi etj. Dëshmorët Theodhora dhe Didimi. Në kohën e persekutimeve të Dioklecianit dhe Maksimianit (289-305) ndaluan në Aleksandri një virgjëreshë të përkushtuar te Perëndia, Theodhorën. Kishte rrëfyer me kurajë Krishtin...
05 Απριλίου, 2021 - 16:53

Dëshmorët Klaudi, Diodori, Viktori, Viktorini, Theodhora, Didimi, Papi, Serapioni, Thermi

Διαδώστε:
Dëshmorët Klaudi, Diodori, Viktori, Viktorini, Theodhora, Didimi, Papi, Serapioni, Thermi

E hënë, 5 prill 2021 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS
Dëshmorët Klaudi, Diodori, Viktori, Viktorini, Theodhora, Didimi, Papi, Serapioni, Thermi etj.
Dëshmorët Theodhora dhe Didimi.
Në kohën e persekutimeve të Dioklecianit dhe Maksimianit (289-305) ndaluan në Aleksandri një virgjëreshë të përkushtuar te Perëndia, Theodhorën. Kishte rrëfyer me kurajë Krishtin përpara guvernatorit dhe kështu e kishin futur në një shtëpi prostitucioni.
Burri i parë që shkoi për të abuzuar me të ishte një ushtarak me emrin Didim. Nga pastërtia rrezatuese e vajzës, ai u kthye nga qëllimet e tij të këqija dhe e veshi vajzën me rrobat ushtarake, i dha edhe armët e tij që të mund të dilte prej andej e gjallë dhe pa u prekur. Kur kjo gjë u zbulua, e morën Didimin dhe e çuan para qeveritarit.
Kur i kërkuan arsyen e asaj që kishte bërë, ai u përgjigj qetësisht se priste një kurorë të dyfishtë: nga njëra anë se kishte çliruar nusen e Krishtit nga njerëzit e shthurur, dhe nga ana tjetër se priste martirizimin e tij. Ia prenë kokën dhe trupin ia dogjën në zjarr. Edhe shën Theodhora mori kurorën e martires duke u djegur e gjallë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων