09/06/2021 09/06/2021 E mërkurë, 9 qershor 2021 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME, POR HAHET PESHK. KRISHTI U NGJALL! Mbyllja e Pashkës. Oshënar Kirili i Aleksandrisë. Dëshmore Enatha. Maksimiani i Sirakuzës. – Mbyllja e Pashkës – Sot është dita e 39-të pas Pashkës. Sot kremtohet kjo ditë me shërbesë të njejtjë si ditën e Dielës së Pashkës,...
09 Ιουνίου, 2021 - 15:59

Oshënar Kirili i Aleksandrisë

Διαδώστε:
Oshënar Kirili i Aleksandrisë

E mërkurë, 9 qershor 2021 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME, POR HAHET PESHK.
KRISHTI U NGJALL!
Mbyllja e Pashkës. Oshënar Kirili i Aleksandrisë. Dëshmore Enatha. Maksimiani i Sirakuzës.
– Mbyllja e Pashkës –
Sot është dita e 39-të pas Pashkës. Sot kremtohet kjo ditë me shërbesë të njejtjë si ditën e Dielës së Pashkës, prandaj dita ka edhe karakter kremtues, megjithëse bie e mërkurë. Gjithë këto ditë i kemi filluar përshëndetjet me KRISHTI U NGJALL, deri sot në mbrëmje vazhdojmë të përsgendesim po kështu.
Nesër, ditën e 40-të, kremtojmë Ngjitjen në qiej të Krishtit.
* * * * *
– Oshënar Kirili i Aleksandrisë –
Lindi në vitin 370 në Aleksandri. Shën Nikodhim Agjirioti në sinaksarin e tij thotë se Shën Kirili jetoi në vitet e mbretërisë së Theodhosit. Prindërit e tij ishin shumë besimtarë. Në kujdesin e xhaxhait të tij, Theofilit të Aleksandrisë, Shën Kirili studioi theologji dhe filozofi. Gjatë periudhës së ushtrimit të tij në shkretëtirë, Kirili u lidh me asketin e famshëm Isidor Pilusiotin të cilin e nderonte dhe e respektonte shumë. Rreth vitit 400 u hirotonis dhjak e më pas prift nga Theofili i Aleksandrisë.
Formimi i tij theologjik ishte kaq i lartë, saqë në vitin 412 u bë trashëgimtar i xhaxhait të tij në fronin e Patriarkut të Aleksandrisë. Sapo hipi në fron, ai përzuri nga perandoria heretikët dhe skizmatikët e quajtur novatianë. Këta të fundit, duke i përngjasuar farisenjve, e quanin veten të pastër dhe të drejtë. Vishnin rroba të bardha për të treguar gjoja pastërtinë e shpirtit të tyre. Gjithashtu thoshin se ata që bënin mëkat për vdekje pas pagëzimit, nuk duhet të hynin në kishë.
Shenjti kërkonte ndihmën hyjnore, për të larguar frymërat e këqija dhe demonët nga një altar i vjetër që ndodhej në Manuf. Edhe Patriarku Theofil kishte dashur ta pastronte këtë vend nga frymërat e këqija, por nuk kishte mundur sepse kishte hasur shumë pengesa. Kështu, shën Kirili iu lut Perëndisë t’i jepte ndihmën dhe fuqinë e Tij për t’i larguar demonët nga ai vend. Në ëndërr, një engjëll i Zotit, i tha që të dërgojë atje lipsanët e shenjtë të Anargjendëve të shenjtë Kir dhe Joan.
Pa u vonuar, shenjti zbatoi porosinë e engjëllit dhe menjëherë mrekullia u bë. Sapo solli lipsanet e Anargjendëve të Shenjtë, demonët u larguan. Në atë vend, i cili u bë më pas vend shërimesh, u ndërtua një kishë në emër të Anargjendëve. Kur u bë Sinodi III Ekumenik në Efes, në vitin 431 pas Krishtit, Kirili ishte kryetar dhe kontribuoi në rrëzimin e herezive të Nestorit për personin e Hyjlindëses. Sipas Nestorit, Shën Maria nuk kishte lindur Krishtin Perëndi, por Krishtin njeri, te i Cili më pas hyri Fryma e Shenjtë.
Kirili u njoh si theolog i madh dhe mbrojtës i orthodhoksisë kundër nestorianizmit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων