Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses Vrahogoranxi – Gjirokastër
Kisha e Shën Marisë e Vrahogoranxisë është pikturuar në vitin 1622 nga Onufër Qiprioti dhe Alivizi. Onufër Qiprioti është një piktor i njohur i shek. XVII, i cili ka ushtruar veprimtarinë e tij edhe në qytetin e Beratit, si dhe në një numër të madh ikonash.
Kisha i përket tipit bazilikal me kupolë dhe narteks. Hijerorja veçohet nga një ikonostas i gdhendur në dru dhe i lyer me ar. Në qoshen jugperëndimore të oborrit ngrihet kambanorja.
Dëmtimet kryesore të kishës kishin të bënin kryesisht me qëndrueshmërinë statike të saj. Gjithashtu, dëmtime të mbulesës së çatisë me plloça guri shkaktonte depërtimin e ujërave të shiut në brendësi të kishës. Këto kishin shkaktuar dëmtime serioze të pikturës murale dhe të elementëve të tjerë dekorativë në interierin e kishës.
Ndërhyrjet restauruese u kryen gjatë viteve 2001-2002, me nismën, kujdesin dhe mbledhjen e fondeve financiare nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi. Ato konsistonin kryesisht në konsolidimin dhe konstruksionin ekzistues, në rikonstruksionin e çatisë dhe të shtresës së dyshemesë dhe në restaurimin e kambanores. Në vijim, u kryen punime konservimi dhe restaurimi të ikonostasit dhe të pajisjeve të tjera të gdhendura në dru, si amvoni, froni episkopal, ndenjëset për besimtarët etj., si edhe të pikturës murale.
Projekti dhe zbatimi i konservimit dhe të restaurimit të pikturës murale u hartua nga piktori restaurator Mustafa Arapi.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










