23/09/2021 23/09/2021 E enjte, 23 shtator 2021 – Shenjtori i ditës Ngjizja e Joan Pagëzorit. Oshënaret Ksanthipi e Polikseni në Spanjë. Dëshmor Joani nga Konica. – Ngjizja e Joan Pagëzorit – Kur Zoti dhe Perëndia, i Vetëmlinduri Bir dhe Fjalë e Perëndisë, do të zbriste nga lartësitë e Qiellit për t’u zënë në mënyrë të panjollë në...
23 Σεπτεμβρίου, 2021 - 15:16

Ngjizja e Joan Pagëzorit

Διαδώστε:
Ngjizja e Joan Pagëzorit

E enjte, 23 shtator 2021 – Shenjtori i ditës

Ngjizja e Joan Pagëzorit. Oshënaret Ksanthipi e Polikseni në Spanjë. Dëshmor Joani nga Konica.

– Ngjizja e Joan Pagëzorit –

Kur Zoti dhe Perëndia, i Vetëmlinduri Bir dhe Fjalë e Perëndisë, do të zbriste nga lartësitë e Qiellit për t’u zënë në mënyrë të panjollë në barkun e Nënës së Shenjtë të Perëndisë, Ai deshi ta vërtetojë dhe ta paralajmërojë këtë mrekulli të mrekullive me një tjetër mrekulli, të ngjashme me këtë, por jo e njëjta.

Kështu, që të tregonte se Joan Pagëzori do të ishte Pararendësi i Krishtit në gjithçka, gjashtë muaj para se Kryeengjëlli Gabriel të vizitonte Nënën e Perëndisë, ai shkoi dhe iu shfaq kryepriftit Zaharia ndërsa po shkonte në të Shenjtat e të Shenjtave për të ofruar sakrificën e temjanit. Zaharia ndjeu frikë të madhe kur pa engjëllin, por Gabrieli e siguroi atë duke i thënë:
“Mos u frikëso, Zahari, sepse lutja jote u dëgjua, edhe gruaja jote, Elisabeta, do të të lindë djalë, dhe do ta quash emrin e tij Joan. Edhe ti do të kesh gëzim e ngazëllim; dhe shumë njerëz do të gëzohen për lindjen e tij. Se do të jetë i madh përpara Zotit… dhe me Frymë të Shenjtë do të mbushet nga barku i së ëmës” (Lluk. 1.13-15).

Zaharia dhe gruaja e tij ishin të dy të moshuar, kështu që ata dyshuan, për një çast, të vërtetën e fjalëve të engjëllit. Por kur do Perëndia, kapërcehet rregulli i natyrës. Në këtë mënyrë, Gabrieli i tha se do të ishte pa gojë derisa të lindte fëmija, dhe kjo si një ndëshkim, për ta mësuar atë të përdorte gjuhën vetëm për të lavdëruar Perëndinë.

– Oshënaret Ksanthipi e Polikseni në Spanjë –

Këto dy shenjtore jetuan në Spanjë gjatë mbretërimit të perandorit Klaudi (42-54 pas Krishtit). Ksanthipi ishte gruaja e Provit, guvernatorit të asaj zone. Shën Pavli e futi në besim Ksanthipin, kur ai ndodhej në Spanjë për të predikuar.

Polikseni, motra e saj, udhëtonte në vende të ndryshme sipas vullnetit të Perëndisë, kështu që dëgjoi dhe predikimin e shën Petros e atë të shën Filipit në Greqi. Më në fund u bë nxënëse e shën Andreas, që e pagëzoi.

Së bashku me apostull Onesimin, ajo shkoi në atdheun e saj, ku një numër i madh paganësh u kthyen në besimin e Krishtit me anë të fjalës dhe shembullit të jetës së saj të virtytshme. Në të gjitha udhëtimet dhe mundimet e saj shoqërohej nga Rebeka, e cila ishte pagëzuar së bashku me të. Duroi shumë mundime para se të bashkohej me të motrën, Ksanthipin. Ato e kaluan së bashku pjesën tjetër të jetës, duke shfaqur pushtetin e madh të Perëndisë me anë të mrekullive të tyre të shumta dhe fjetën në paqe.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων