19/10/2021 19/10/2021 Në datën 18 tetor, në Kolegjin Universitar “Logos” filloi viti i ri akademik 2021-2022, për studentët e ciklit Βachelor. Me këtë rast u bë ceremonia e çeljes, që u zhvillua në amfiteatrit e kampusit nr.1, ku studentët u pritën nga personeli i Kolegjit Universitar. Ata u përshëndetën nga Rektori, prof. dr. Ilia Ninka, administratori, MND....
19 Οκτωβρίου, 2021 - 13:53

U hap viti ri akademik në Kolegjin Universitar “Logos”

Διαδώστε:
U hap viti ri akademik në Kolegjin Universitar “Logos”

Në datën 18 tetor, në Kolegjin Universitar “Logos” filloi viti i ri akademik 2021-2022, për studentët e ciklit Βachelor.

Me këtë rast u bë ceremonia e çeljes, që u zhvillua në amfiteatrit e kampusit nr.1, ku studentët u pritën nga personeli i Kolegjit Universitar. Ata u përshëndetën nga Rektori, prof. dr. Ilia Ninka, administratori, MND. Av. Venian (Naum) Mile dhe Koordinatorja e Zyrës se Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës, MSc. Anisa Duka. Në fjalët e tyre studentëve iu urua një vit akademik i suksesshëm në rrugëtimin drejt realizimit si profesionistë të vërtetë.

Përzgjedhja nga ana e tyre e Kolegjit Universitar “Logos”, si institucioni ku do të kryejnë studimet e tyre, angazhon maksimalisht personelin e këtij institucioni për të siguruar një cilësi të lartë në mësimdhënie. Prandaj, në ditën të parë të vitit akademik, ajo që u theksua më shumë nga drejtuesit e institucionit ishte puna e përbashkët, në mënyrë që të kontribuohet akoma edhe më shumë në rritjen e cilësisë akademike dhe mbi të gjitha, në ndërtimin dhe transmetimin e vlerave qytetare dhe profesionale.

Një moment i veçantë në fjalët përshëndetëse ishte falënderimi për ideuesin, themeluesin dhe mbështetësin e përhershëm të Kolegjit Universitar “Logos”, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, President i Fondacionit “LOGOS” dhe akademik i njohur ndërkombëtarisht.
Një falënderim u drejtohet gjithashtu edhe strukturave akademike dhe administrative të Kolegjit, që janë angazhuar për të marrë të gjitha masat për garantimin e një procesi mësimor cilësor.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων