NDERHYRJE PR SHPETIMIN E KISHAVE – MONUMENTE KULTURE
Kisha e Shën Athanasit, Bularat – Gjirokastër
Kisha e Shën Athanasit është një ndërtim i shek. XVIII dhe i përket tipit bazilikal me tri nefe. Ndërhyrjet restauruese kishin për qëllim rikthimin e funksioneve fillestare të saj.
Ato u përqendruan në konsolidimin e konstruksionit, duke vendosur tiranta në sistemin e mbulesës së brendshme, rimbulimin e çatisë me plloça guri, riparimin e portikëve në hyrjet perëndimore dhe jugore, ritrajtimin dhe plotësimin e narteksit dhe sistemimin e territorit të jashtëm.
Ndërhyrja për shpëtimin e kishës u realizua me nismën, kujdesin dhe mbledhjen e fondeve financiare nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










