18/04/2022 18/04/2022 E HËNA E MADHE – Leximet biblike dhe himnet nga Shërbesa e Dhëndrit (1) – Të dielën në mbrëmje – UNGJILLI – Mattheu 21:18-43. Edhe në mëngjes kur u kthye në qytet, i erdhi uri. Edhe kur pa një fik në rrugë, erdhi tek ai, po nuk gjeti gjë në të, veç fletë vetëm. Edhe...
18 Απριλίου, 2022 - 15:02
Τελευταία ενημέρωση: 18/04/2022 - 15:03

E HËNA E MADHE

Διαδώστε:
E HËNA E MADHE

E HËNA E MADHE – Leximet biblike dhe himnet nga Shërbesa e Dhëndrit (1)
– Të dielën në mbrëmje –
UNGJILLI – Mattheu 21:18-43.
Edhe në mëngjes kur u kthye në qytet, i erdhi uri. Edhe kur pa një fik në rrugë, erdhi tek ai, po nuk gjeti gjë në të, veç fletë vetëm. Edhe i thotë: Mos u bëftë më fryt prej teje për gjithë jetën. Edhe fiku menjëherë u tha. Edhe nxënësit kur panë, u çuditën, e thanë: Si u tha fiku përnjëherë?! Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Me të vërtetë po ju them juve, në paçi besim, edhe të mos jeni me dy mendje, jo vetëm këtë të fikut keni për të bërë, po dhe këtij mali në i thënçi: Ngrihu dhe bjer në det, do të bëhet. Edhe gjithë sa të kërkoni në lutje, duke besuar, do t’i merrni.
Edhe kur erdhi në tempull dhe mësonte, erdhën pranë tij kryepriftërinjtë dhe pleqtë e popullit, e thoshin: Me çfarë pushteti i bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet? Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Do t’ju pyes edhe unë ju një fjalë, të cilën në ma thënçi, edhe unë do t’ju them juve me çfarë pushteti i bëj këto. Pagëzimi i Joanit nga ishte? Nga qielli apo nga njerëzit? Edhe ata mendoheshin me veten e tyre, duke thënë: Në thënçim: Nga qielli, do të na thotë: Pse nuk i besuat pra? Edhe në thënçim: Nga njerëzit, kemi frikë prej turmës, sepse të gjithë e kanë Joanin për profet. Edhe duke iu përgjigjur Jisuit, thanë: Nuk e dimë. Edhe ai u tha atyre: As unë s’ju them juve me çfarë pushteti i bëj këto.
Edhe si ju duket juve? Një njeri kishte dy bij. Dhe erdhi tek i pari, i tha: Bir, shko sot e puno në vreshtin tim. Edhe ai u përgjigj e tha: Nuk dua. Po pastaj u pendua dhe shkoi. Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu. Edhe ai u përgjigj e tha: Unë shkoj, zot. Edhe nuk shkoi. Cili nga këta të dy bëri dëshirën e të atit? I thonë: I pari. Jisui u thotë atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se tagrambledhësit dhe të përdalat shkojnë më përpara se ju në mbretërinë e Perëndisë. Sepse Joani erdhi tek ju në udhë drejtësie, edhe nuk i besuat, po tagrambledhësit e të përdalat i besuan. Edhe ju, si patë, nuk u penduat pastaj, që t’i besoni.
Dëgjoni një tjetër paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vresht dhe e thuri me gardh, edhe gërmoi në të një tirë, edhe ndërtoi një pirg; edhe ua dha atë me qira bujqve e iku në vend tjetër. Edhe kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e tij te bujqit, që të marrin frytet e tij. Edhe bujqit i zunë shërbëtorët e tij, e njërin e rrahën, e tjetrin e vranë, edhe tjetrin e vranë me gurë. Përsëri dërgoi të tjerë shërbëtorë, më tepër se të parët, por ashtu ua bënë edhe atyre. Edhe pastaj dërgoi të birin tek ata, duke thënë: Do të kenë turp nga im bir. Po bujqit kur panë të birin, i thanë njëri-tjetrit: Ky është trashëgimtari. Ejani ta vrasim dhe të përvetësojmë trashëgimin e tij. Edhe si e zunë, e nxorën jashtë vreshtit edhe e vranë. Kur të vijë i zoti i vreshtit, ç’do t’u bëjë atyre bujqve?
I thonë: Të këqijtë si mos më keq do t’i shfarosë, edhe vreshtin do t’ua japë me qira bujqve të tjerë, të cilët do t’ia japin frytet në kohët e tyre.
Jisui u thotë atyre: Kurrë s’keni lexuar në shkronjat: “Guri, që flakën tej ndërtuesit, ky u bë Kreu i qoshes; prej Zotit u bë kjo, edhe është e çuditshme në sytë tanë”? Prandaj po ju them juve, se mbretëria e Perëndisë do të merret nga ju dhe do t’i jepet një kombi që bën frytet e saj.

   

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων