U kremtua me gëzim edhe sivjet festa e Ngjitjes
U kremtua me gëzim edhe sivjet festa e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej, emër që mban edhe kisha jonë.
I pranishëm ishte Mitropoliti Andon i shoqëruar nga priftërinjtë e zonës dhe te ardhur si dhe besimtarë të shumtë vendas dhe të tjerë.
Në predikimin e tij Imzot Andoni foli mbi kuptimin e festës dhe rëndësisë e kësaj ngjarje në misionin shpëtimtar të Perëndisë si dhe porosinë e fundit që Zoti Jisu Krisht u la Apostujve dhe nxënësve të tij pak përpara se të ngrihej në Qiej, që të predikonin në gjithë botën këtë lajm të Ngjalljes së tij dhe të fitores mbi vdekjen dhe premtimin që ai do të jetë gjithmonë me ne, deri në ardhjen e tij te dytë per gjykimin e botës. Edhe ne pas 2000 vjetësh shpallim sot këtë lajm të gëzuar të triumfit të jetës mbi vdekjen.
Gëzuar për shume vjet!

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










