16/12/2022 16/12/2022 Më 16 dhjetor 2022, në mjediset e Hotel “Tirana International”, u zhvillua veprimtaria: “Dialogu ndërkulturor midis feve”. Ajo u organizua në kuadrin e programit “Nxitja e dialogut ndërmjet besimeve dhe fuqizimi i turizmit fetar ndërkufitar”, organizuar nga Grupi ICDQ, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në kuadrin e programit “Interfide”. I bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian,...
16 Δεκεμβρίου, 2022 - 17:04

VEPRIMTARI NË KUADRIN E PROGRAMEVE PËR FUQIZIMIN E TURIZMIT FETAR NDËRKUFITAR

Διαδώστε:
VEPRIMTARI NË KUADRIN E PROGRAMEVE PËR FUQIZIMIN E TURIZMIT FETAR NDËRKUFITAR

Më 16 dhjetor 2022, në mjediset e Hotel “Tirana International”, u zhvillua veprimtaria: “Dialogu ndërkulturor midis feve”. Ajo u organizua në kuadrin e programit “Nxitja e dialogut ndërmjet besimeve dhe fuqizimi i turizmit fetar ndërkufitar”, organizuar nga Grupi ICDQ, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në kuadrin e programit “Interfide”. I bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në të përfshihen Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Programi pati folës nga të treja vendet e lartpërmendura, të cilët paraqitën projektet e realizuara ose dhanë fjalë përshëndetëse. Paneli kishte edhe një prani të gjerë të komuniteteve fetare nga vendet e Adriatikut Jugor.
Dhjakon Mihal Mihali përshëndeti veprimtarinë dhe trajtoi kontributin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për ruajtjen, restaurimin dhe bërjen të aksesueshme të Trashëgimisë Kulturore të Komunitetit Orthodhoks dhe mbështetjen e dhënë nga Kisha për këto programe bashkëpunimi.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων