Të krishterët orthodhoksë nuk festojnë halloween!
Si të krishterë orthodhoks, ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për përfshirjen tonë në aktivitetet dhe festat që organizohen, për të qenë të sigurt nëse këto festa janë apo jo në përputhje me besimin tonë të shenjtë orthodhoks.
Në këto ditë të fundit të tetorit çdo gjë, na kujton se Halloween është afër. Aktivitetet kryesore të fëmijëve janë vizatimi dhe prerja e kungujve, prerja dhe ngjitja e lakuriqëve të natës, fantazmat, shtrigat dhe duke zgjedhur kostumin me të cilin mund të trembin më shumë të tjerët.
Shumica e njerëzve marrin pjesë në festimet e Halloween-it së bashku me fëmijët nëpër organizata ose grupime të veshur me kostume dhe thonë se kjo festë nuk ka kuptim më të thellë, por vetëm argëtimin e fëmijëve.
Ne, si të krishterë orthodhoks, nuk mund të marrim pjesë në këtë ngjarje (edhe nëse e cilësojmë vetëm si “argëtim”), dhe se përfshirja jonë në të është një tradhëti ndaj Zotit dhe besimit tonë të shenjtë.
Sepse, nëse imitojmë shpirtrat e vdekur të kësaj feste, atëherë me dashje kemi kërkuar shoqëri me satanin, të ligun, i cili qëndron kundër Zotit.
Le të kujtojmë Apostujt dhe Shenjtorët e Kishës, të cilët refuzuan, me gjithë dënimet dhe persekutimet e tmerrshme, të adhurojnë, të nderojnë ose të bëjnë përulje ndaj të ligut, djallit. Duhet t’u kujtojmë fëmijëve tanë se ne i kemi shembuj shenjtorët për virtytet e tyre dhe se themeli i Kishës sonë të shenjtë është ndërtuar mbi gjakun e tyre.
Në botën e sotme njerëzit nxiten të shpërfillin rrënjët shpirtërore dhe të marrin pjesë nëpër festa ku format e tyre të jashtme duken të zakonshme, argëtuese dhe të padëmshme. Perëndia gjykon gjithçka që bëjmë dhe ne e dimë se veprimet tona janë ose për Perëndinë ose kundër Perëndisë. Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve.
Prandaj, të mos e shuajmë zjarrin e besimit tonë dhe të mos endemi në errësirë, siç bënë keltët paganë.
Le të ndezim këto netë kandilat para ikonave në shtëpitë tona dhe së bashku me familjet tona t’i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht që të na japë besim dhe kurajo për t’u ruajtur si të krishterë ortodoksë në këto kohë të vështira dhe të na mbrojë nga i ligu.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










