15/02/2022 15/02/2022 Në përmbushje të orëve mësimore të praktikës, studentët e programit me karakter profesional të Agrobiznesit, të shoqëruar nga një pjesë e pedagogëve të tyre, ishin tek “Uka Farm”, një fermë familjare agroturizmi, në Laknas, në një fshat pranë Tiranës. Gjatë gjithë kohës studentët u shoqëruan nga Z. Flori Uka, një sipërmarrës i ri, që shpjegonte...
15 Φεβρουαρίου, 2022 - 14:22
Τελευταία ενημέρωση: 15/02/2022 - 14:24

Një ditë tek “UKA Farm” me studentët e Agrobiznesit

Διαδώστε:
Një ditë tek “UKA Farm” me studentët e Agrobiznesit

Në përmbushje të orëve mësimore të praktikës, studentët e programit me karakter profesional të Agrobiznesit, të shoqëruar nga një pjesë e pedagogëve të tyre, ishin tek “Uka Farm”, një fermë familjare agroturizmi, në Laknas, në një fshat pranë Tiranës.
Gjatë gjithë kohës studentët u shoqëruan nga Z. Flori Uka, një sipërmarrës i ri, që shpjegonte me pasion hapat, vështirësitë dhe sukseset e sfidat në të cilat kish kaluar ferma e ndërtuar nga i ati qysh në vitin 1996.
Studentët kuptuan qartë rëndësinë e menaxhimit të një ferme, mënyrat e financimit të saj, rrjeteve sociale dhe marketingut të një ferme bujqësore, rolin e teknologjive të reja, por mbi të gjitha rëndësinë e ekosistemit dhe mbrojtjes së mjedisit, ushqimeve të shëndetshme, të jetuarit në paqe me natyrën, larg zhurmave e ndotjes.
I diplomuar dhe i specialuar në Itali për vreshtari dhe enologji, Flori kish vendosur të kthehej në Shqipëri pranë familjes dhe fermës së ngritur prej tyre dhe ishte përgjegjës edhe për “Kantinën Uka”. Ai na njohu me proceset nëpër të cilat kalonte prodhimi i verës, qysh nga kontratat me fermerë familjarë të vreshtave në të gjithë Shqipërinë, teknologjinë e përdorur, rolin e dizajnit, markës dhe etiketimit si dhe vendet në të cilat eksportoheshin verërat e Kantinës Uka.
Studentët kuptuan qartë dhe sfidat që priten në të ardhmen për “Kantinën Uka”, në përpjekje për të gjetur tregje të reja, financime dhe bashkëpunime të tjera si dhe planin për ndërtimin e një “Ekspozite të Kantinës UKA” ku fermerët do të vijnë dhe do të provojnë vetë verën e prodhuar nga vreshtat e tyre.
Në fund të kësaj dite, studentët patën mundësinë të shijonin “Nga Ferma në Tavolinë”, produktet e freskëta bio të kësaj Ferme si dhe verën e prodhuar prej saj.

 


➡Për më shumë informacion lidhur me programin e Agrobiznesit shkoni në link-un: http://www.kulogos.edu.al/al/profesional.html
KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”
Më pranë studentëve!
Më pranë praktikës!
Më pranë bizneseve!
Më pranë natyrës!
Më pranë jetesës së shëndetshme!
ukafarm
Për çdo informacion na kontaktoni:
☎Tel: +35569 30 30 277
E-mail: [email protected]
Kolegji Universitar “Logos” – Dritë dhe fuqi jete!
www.kulogos.edu.al

Kolegji Universitar Logos

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων