12/01/2023 12/01/2023 Në kuadër të projektit OASIS, u zhvillua trajnim me disa të rinj që studiojnë në programe të fushës së ekonomisë, të interesuar për përdorimin e teknologjisë së shkencës së hapur për nxitjen e përfshirjes së studentëve në sipërmarrje, etj si dhe trajnimi me stafin akademik dhe administrative te Kolegjit Universitar “LOGOS” . Trajnimi i zhvilluar...
12 Ιανουαρίου, 2023 - 14:05
Τελευταία ενημέρωση: 12/01/2023 - 14:09

TRAJNIME ME STUDENTE DHE STAF NE KUADER TE PROJEKTIT OASIS

Διαδώστε:
TRAJNIME ME STUDENTE DHE STAF NE KUADER TE PROJEKTIT OASIS

Në kuadër të projektit OASIS, u zhvillua trajnim me disa të rinj që studiojnë në programe të fushës së ekonomisë, të interesuar për përdorimin e teknologjisë së shkencës së hapur për nxitjen e përfshirjes së studentëve në sipërmarrje, etj si dhe trajnimi me stafin akademik dhe administrative te Kolegjit Universitar “LOGOS” .
Trajnimi i zhvilluar me studentët nisi me prezantimin e Projektit OASIS, objektivat dhe hapat që do të ndiqen, si edhe roli i studentëve në këtë projekt. Trajnimi ishte efektiv dhe interaktiv duke u konfirmuar interesimi i studentëve për zhvillimin e tyre duke u mbështetur në shkencën e hapur (Open Science) për të nxitur transformimin dixhital dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të qëndrueshme. Studentët shprehën interesimin e tyre për të shërbyer si trajnerë apo mentorues për të rinj të tjerë të interesuar për përfshirjen në sipërmarrje të reja. Për këtë qëllim seancat e trajnimit dhe mentorimit për këta të rinj do të vijojnë edhe gjatë vitit 2023.
Gjithashtu në kuadër të objektivave të projektit OASIS, me një grup më të vogël studentësh u zhvillua edhe një seancë mentorimi për një grup më të vogël studentësh. Në një të ardhme të afërt përgjatë vitit 2023, përmes projektit OASIS do të ngrihet një platformë komunikimi e pajisur me mjetet e nevojshme ku do të vendosen materialet trajnuese pa pagesë për çdo të interesuar.
Trajnimi i zhvilluar me stafin akademik dhe administrative nisi me prezantimin e Projektit OASIS, objektivat, partnerët dhe hapat që do të ndiqen. Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e trajnimit mbi ‘Shkencën e Hapur’, avantazhet dhe disavantazhet dhe shtyllat e saj si dhe praktika të tjera të rëndësishme.
Në ditët pas këtij trajnimi do të vijohet edhe me aktivitete të tjera mentorimi të mbështetura në kuadër të projektit OASIS.
Dritë dhe fuqi jete!

Kolegji Universitar “LOGOS” 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων