10/03/2025 10/03/2025 Liturgjia Hyjnore në këtë të kremte u kryesua nga Episkopi i Krujës Hirësi Anastasi, i rrethuar nga priftërinjtë e enorisë sonë, si edhe Dhj. Joani. Hirёsi Anastasi, krahas urimeve dhe falënderimeve, vuri në dukje rëndësinë dhe përgjegjësitë e komunitetit Orthodoks:”Jemi një komunitet me besimin e vërtetë, mbartës, vlerësues, përjetues dhe trashëgimtarë të një historie të...
10 Μαρτίου, 2025 - 15:56
Τελευταία ενημέρωση: 10/03/2025 - 15:58

E Diela I e Kreshmës Triumfi i Orthodhoksisë

Διαδώστε:
E Diela I e Kreshmës Triumfi i Orthodhoksisë

Liturgjia Hyjnore në këtë të kremte u kryesua nga Episkopi i Krujës Hirësi Anastasi, i rrethuar nga priftërinjtë e enorisë sonë, si edhe Dhj. Joani.
Hirёsi Anastasi, krahas urimeve dhe falënderimeve, vuri në dukje rëndësinë dhe përgjegjësitë e komunitetit Orthodoks:”Jemi një komunitet me besimin e vërtetë, mbartës, vlerësues, përjetues dhe trashëgimtarë të një historie të rëndësishme në këtë vend. Si kontribues i pazëvendësueshëm shfaqemi tek të tjerët, të afërt, apo të largët me vlerat morale, të artit, kulturës dhe historisë, vlerave të ikonave jo vetëm ato që ekspozohen, por edhe të ikonave të gjalla. Le të zbulojmë ikonën e Perëndisë brenda nesh dhe të shohim secilin- ikonë të Perëndisë”
* * * * * * * * *
Ndërsa At Spiro Kostoli mbajti predikimin e rastit!
Besimtarët e krishterë orthodhoksë sapo kanë mbylluar javën e parë të periudhës së
kreshmës. Të Dielën e parë të kreshmëve, e cila quhet e Orthodhoksisë, Kisha e Shenjtë jep dy mesazhe shumë të rëndësishme.
Mesazhi i parë ka lidhje me pjesën e Ungjillit të sotëm dhe është Ftesa e Zotit Jisu Krisht, që fton njerëzit ta ndjekin atë në Mbretërinë e tij. Por edhe besimtarët duhet të ftojnë njëri-tjetrin në besim. E diela është dita e Zotit dhe të gjithë duhet të falenderojnë Perëndinë për të gjitha bekimet që jep në jetën e çdo njeriu.
Mesazhi i dytë na kujton triumfin e Orthodhoksisë në lidhje me përdorimin e ikonave dhe rëndësinë e tyre në adhurimin e krishterë orthodhoks. Ikonat janë si një dritare midis tokës dhe qiellit, midis hyjnores dhe njerëzores. Ikonat krijojnë kushtet dhe një ambient të përshtatshëm për t’u lutur. Ikonat janë Ungjill, të cilin mund ta lexojë edhe një fëmijë që nuk di të lexojë. Ato janë të lidhura ngushtë me mishërimin e Zotit Jisu Krisht.
Besimi i krishterë Orthodhoks dhe teologjia e kishës mëson se: adhurimi i përket vetëm
Perëndisë Triadik, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, ndërsa Hyjlindësen e Tërëshenjtë dhe të gjithë shenjtorët të krishterët i nderojnë.
Gjithashtu Kisha, nëpërmjet teologjisë, i mëson besimtarët e saj se: Ikona më e rëndësishme nuk është ajo e bërë prej druri e bojërash, por është qenia njerëzore e krijuar sipas ikonës (imazhit) të Perëndisë. Çdo njeri është një ikonë e gjallë. Prandaj edhe besimtarët i nderojnë dhe i respektojnë ikonat e shenjtorëve, por në radhë të parë të krishterët ftohen të nderojnë ikonat e gjalla, të respekojnë të gjithë njerëzit pa dallim race, gjuhe, kombi apo feje.
Vazhdim të lehtë e të mbarë të kreshmëve.
* * * * * * * * * *
Sot, siç çdo të dielë, u krye Liturgjia Hyjnore edhe në Shën Gjergj.
Gëzuar për shumë vjet

Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων