20/08/2026 20/08/2026 Më 17 dhe 18 gusht, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, me ftesë të Episkopit të Adrianopolit, z. Evlogjio, Igumenit të Manastirit të Shenjtë të Shën Joanit të Rilës, mori pjesë në kremtimet e shenjta kushtuar kujtimit të Shën Joanit të Rilës, në Manastirin e Shenjtit në Rila të Bullgarisë. Mbrëmjen e 17 gushtit, Mitropoliti Nathanail...
20 Αυγούστου, 2026 - 12:34
Τελευταία ενημέρωση: 20/08/2026 - 12:35

Mitropoliti Nathanail në kremtimet për Shën Joanin e Rilës në Manastirin e Shenjtë të Rilës

Διαδώστε:
Mitropoliti Nathanail në kremtimet për Shën Joanin e Rilës në Manastirin e Shenjtë të Rilës

Më 17 dhe 18 gusht, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, me ftesë të Episkopit të Adrianopolit, z. Evlogjio, Igumenit të Manastirit të Shenjtë të Shën Joanit të Rilës, mori pjesë në kremtimet e shenjta kushtuar kujtimit të Shën Joanit të Rilës, në Manastirin e Shenjtit në Rila të Bullgarisë.

Mbrëmjen e 17 gushtit, Mitropoliti Nathanail drejtoi Agripninë e Shenjtë, duke kryesuar në shërbesat e Mbrëmësores dhe të Mëngjesores. Ditën e nesërme, më 18 gusht, bashkëmeshoi me Patriarkun e Bullgarisë, z. Daniel, si dhe me Hierarkë të tjerë të Kishës Orthodhokse të Bullgarisë, duke u bërë kështu pjesëmarrës në gëzimin e kësaj feste të shenjtë.

Në fjalën e tij me rastin e kremtimit, Mitropoliti Nathanail shprehu falënderimet e tij të përzemërta ndaj Patriarkut z. Daniel dhe ndaj Igumenit të Manastirit, z. Evlogjio, për ftesën, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të treguar, duke theksuar rëndësinë e bashkimit në Krishtin dhe të lidhjeve vëllazërore ndërmjet Kishave Orthodhokse.

Kremtimet u zhvilluan me madhështi dhe përkushtim shpirtëror, nën hijen e lutjeve dhe ndërmjetimeve të Shën Joanit të Rilës, i cili mbetet një nga shtyllat e shenjtërisë dhe të jetës asketike të popullit besimtar bullgar.

Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων