17/09/2020 17/09/2020 Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tre motrave Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat vdesin për shkak të besimit të tyre në fenë e krishtere gjatë vitit 126 gjatë kohës së perandorit romak Adrian. Sofia do të thotë Mençuri, me fjalë të tjera Urtësia dhe mençuria e Zotit, me...
17 Σεπτεμβρίου, 2020 - 14:42
Τελευταία ενημέρωση: 17/09/2020 - 14:43

17 shtatori – festë e virtyteve shpirtërore dhe е kryeqytetit tonë Sofja

Διαδώστε:
17 shtatori – festë e virtyteve shpirtërore dhe е kryeqytetit tonë Sofja

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tre motrave Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat vdesin për shkak të besimit të tyre në fenë e krishtere gjatë vitit 126 gjatë kohës së perandorit romak Adrian.

Sofia do të thotë Mençuri, me fjalë të tjera Urtësia dhe mençuria e Zotit, me të cilën është emërtuar dëshmorja e shenjtë. Prandaj dhe vajzat e saj mbajnë emrat e fryteve bazë të Shpirtit – besimi, shpresa dhe dashuria.

17 shtatori është zgjedhur gjithashtu festë e qytetit Sofja me vendim të Këshillit të Bashkisë së Kryeqytetit nga data 25 mars 1992. Sipas urdhëresës bashkiake për simbolet dhe dallimet, të miratuar agjatë vitit 2007, në Ditën e Sofjes mbahet seanca solemne e parlamentit të qytetit, kurse në të u jepen çmime veprimtarëve shoqërorë me kontribut  për lartësimin shpirtëror dhe përhapjen e kulturës në kryeqytet.

Çdo vit më 17 shtator në afërsi me Bazilikën “Shën Sofia” zhvillohet një ceremoni festive, shërbehet dhe një liturgji festive.

Është interesante të shënohet se shpesh bëhet gabim, kur mendohet se kishat me emrin Shën Sofia (për shembull këto në kryeqytetin bullgar dhe në Stamboll) të cilët janë të ngritura për nderim dhe lavdi të Birit të Zotit, janë emërtuar jo Atij, por shenjtores Sofia. Por, në fakt, Urtësia e Zotit është një nga pseudonimet e Jezu Krishtit. Sipas fjalëve të zëvendës kryetarit të bashkisë së kryeqytetit  docent, doktor Todor Çobanov, i cili është dhe pedagog universitar, Krishti është Llogosi, pra Fjala e Zotit, e mishëruar në mishin dhe trupin njerëzor. Dhe Krishti-Urtësi, është emri i kryeqytetit. Prandaj dhe kisha më e vjetër ortodokse  në kryeqytetin e sotëm “Shën Sofia” e ka marrë si festë e vet – Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari 25 marsin.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων