13/01/2020 13/01/2020 Reflektimi dhe lutja mblodhi grupin rinor te Tiranës ditën e enjte te salla e Rinisë, Katedrale dhe ditën e shtunë në soditjen e bukurisë së natyrës në Dajt. Atë Grigori drejtoi lutjet dhe reflektimet në të cilat u theksua kthimi te Zoti dhe të jetuarit e një jete sipas vullnetit të Zotit, jo me frymën...
13 Ιανουαρίου, 2020 - 13:15
Τελευταία ενημέρωση: 13/01/2020 - 13:19

Reflektimi dhe lutja mblodhi grupin rinor te Tiranës

Διαδώστε:
Reflektimi dhe lutja mblodhi grupin rinor te Tiranës

Reflektimi dhe lutja mblodhi grupin rinor te Tiranës ditën e enjte te salla e Rinisë, Katedrale dhe ditën e shtunë në soditjen e bukurisë së natyrës në Dajt.
Atë Grigori drejtoi lutjet dhe reflektimet në të cilat u theksua kthimi te Zoti dhe të jetuarit e një jete sipas vullnetit të Zotit, jo me frymën e kotë dhe shkatërruese të botës.
Kryepiskopi Anastas kujdeset në mënyrë të veçantë për rritjen tuaj në Zotin, duke iu bërë të mundur pjesëmarrjen në aktivitete që forcojnë besimin dhe miqësinë tuaj, theksoi atë Grigori, ndaj ta marrim seriozisht besimin dhe përjetimin e tij që të shijojmë vërtet sa i mirë është Zoti.
Studioni shumë dhe nderoni veten dhe prindërit tuaj të cilët bëjnë shumë sakrifica për ju, – tha ai.
Studioni dhe njiheni mirë Shkrimin e Shenjtë, se kështu do të keni mendje Krishti dhe nuk do te konformoheni me botën.
Lutuni, merrni pjesë në Misteret e Kishës, në shërbimet vullnetare etj, dhe do ta kuptoni lehtë çfare do Zoti nga ju.
Kemi shumë modele për të imituar, si shën Vasilin e Madh i cili i shërbeu të tjerëve plot dhembshuri.
Le të jemi një komunitet dashurie, i cili dashurinë vertikale që merr nga Zoti e reflekton horizontalisht te çdo person që ka pranë. Doni dhe mbështetni njëri-tjetrin me dashuri të pastër dhe si miq të vërtetë, që bota kuptojë që i përkasim Krishtit. Le të jetë detyra jonë shpirtërore ofrimi i miqve të tjerë në besim, që çdo personi në botë t’i jepet mundësia ta njohë të vërtetën e të shpëtohet prej saj, – tha ndër të tjera ate Grigori.

Rinia Ortodokse Tirane/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων