18/07/2020 18/07/2020 Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadistidënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë,por është një fyerje si ndaj Krishterimitashtu dhe ndaj Islamit. Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë...
18 Ιουλίου, 2020 - 18:44
Τελευταία ενημέρωση: 18/07/2020 - 18:51

Deklaratë e re e Kryepiskopit Anastas rreth Kishës së Shën Sofisë

Διαδώστε:
Deklaratë e re e Kryepiskopit Anastas rreth Kishës së Shën Sofisë

Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit

Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm
një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadistidënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë,por është një fyerje si ndaj Krishterimitashtu dhe ndaj Islamit. Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës. Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjejetë ngjashëm në botë. Intrasigjenca e autoriteteve turke nënvizon atë që theksojmë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit: Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojëseështë, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore.

(18 korrik 2020, Gazeta Ta Nea)

* Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është anëtar nderi i Akademisë së Athinës, Profesor Emeritus i Historisë i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës dhe President Nderi i “Konferencës Botërore të Feve për Paqe”.

— orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων