27/12/2021 27/12/2021 † IGNATI Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës Klerit dhe Besimtarëve shpresëtarë të Mitropolisë, Bijtë e mi të dashur më Zotin! “Perëndi është ai që lindi, dhe Nëna e Tij e virgjër; ç’gjë tjetër më të madhe dhe të re dhe të parëdukur, pa krijesa?” Me këto vargje, të mbushura me përmbajtje, e fillon jetëshkruesi...
27 Δεκεμβρίου, 2021 - 19:26
Τελευταία ενημέρωση: 27/12/2021 - 19:30

Mesazhi i Krishtlindjes i Mitropolitit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës Ignatius

Διαδώστε:
Mesazhi i Krishtlindjes i Mitropolitit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës Ignatius

† IGNATI
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
Klerit dhe Besimtarëve shpresëtarë të Mitropolisë,
Bijtë e mi të dashur më Zotin!
“Perëndi është ai që lindi,
dhe Nëna e Tij e virgjër;
ç’gjë tjetër më të madhe dhe të re
dhe të parëdukur, pa krijesa?”
Me këto vargje, të mbushura me përmbajtje, e fillon jetëshkruesi i hirshëm, shënimin biografik, të thjeshtë dhe modest, të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Duke vëzhguar, Perëndia njeridashës, gjininë njerëzore, të tiranizohet nga djalli, iu dhimbs shumë. Kështu, pra, dërgoi kryeengjëllin Gabriel, tek Hyjlindësja dhe i lajmëroi, nëpërmjet tij, përshëndetjen: “Gëzohu o Hirëplotë; Zoti është bashkë me ty” (Luka 1:28). Dhe, sapo ajo tha: “Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë mbi mua sipas fjalës sate” (v. 38), u zu, menjëherë, në mitrën e saj të panjollëshme dhe të virgjër, Zoti ynë Jisu Krisht, Biri dhe Fjala e Perëndisë. Sapo u plotësuan nëntë muaj nga zënia e saj, u dha urdhër nga Qesari August, që të regjistrohet tërë bota nën sundimin e tij. Atëherë, pra, u ngjit në Jerusalem edhe Josifi, i fejuari dhe mbrojtësi i Hyjlindëses, që të regjistrohen bashkë atje. Por, Virgjëresha, në ato ditë, do të lindte dhe nevojitej gjetja e një shtëpie të përshtatshme për të qëndruar.
Por, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk gjetën vend, sepse atje ishte grumbulluar shumë popull dhe ishin zënë gjithë shtëpitë. Kështu, pra, Virgjëresha hyri, përfundimisht, brenda në një shpellë të varfër, dhe atje lindi, pa u cënuar, Zotin tonë Jisu Krisht, dhe e mbështolli me shpërgënj, si foshnje, krijuesin e gjithësisë, dhe e vuri në grazhdin e kafshëve të palogjikshme, për të na shpëtuar, më pas, ne njerëzit, nga jeta e palogjikshme e pasioneve.
* * *
Festa e Krishtlindjeve është caktuar në krishterim, që nga shekujt e parë. U caktua më 25 dhjetor, që të zëvendësojë, kështu, festën e madhe idhujtare të diellit, që kremtohej, kryesisht në Romë, me orgji. Krishti, “Dielli i drejtësisë”, që solli në botë “dritën e diturisë”, është “lindja që lartazi”, dhe u bë, tashmë, qendra e botës dhe pikënisja e rilindjes së Krijesës. Sepse, Ai është krijimi dhe rikrijimi i botës. Prandaj, Krishtlindjet përbëjnë fillimin dhe themelin e të kremteve të krishtera. Ndikimi i të kremtes së Krishtlindjeve është i madh tek bota e krishterë.
Sado të duket se, në epokën tonë skeptike, të kremtet fetare nuk theksohen më, thellë-thellë, bota, rreth këtyre vërtitet. Madje edhe me zbukurimin e një peme, apo një vitrine, me përgatitjet e veçanta në shtëpi apo në rrugë, me argëtimet e saj, në mënyrë thelbësore, tregon pohimin dhe dëshminë e saj për Krishtlindjet. Njeriu, me apo pa ndërgjegje, tek Perëndia mbështetet. Nga natyra, është “festiv”. Dhe, rrjedhimisht, të kotë e kanë ata që përpiqen ta çorientojnë nga kjo përmasë metafizike. Madje, kjo kotësi shfaqet pastër atje ku Perëndia u përndoq me tërbim e megjithatë, përndjekjet nuk arritën ta çrrënjosin nga ndërgjegjja e besimtarëve.
* * *
Por, sot, me kaq arte, me kaq shkenca dhe me një kulturë të tillë, a kemi nevojë për Krishtin? Sigurisht që, po. Dhe madje, sot, me bollëkun tonë, kemi me bollëk, edhe të keqen. Sot, shumica e njerëzimit kërcënohet, besa lëkundet, familja tronditet, e vërteta shtrembërohet, autoriteti ulet, drita errësohet, liria humbet, tirania mbizotëron, ndjenja e përgjegjësisë tkurret, personaliteti zhduket, dhe bashkë me të edhe turpi. Sot njerëzimi përjeton vetminë dhe mjerimin e tij. Gjykohet fati i tij. Sot, pra, na duhet patjetër Krishti. Na duhet për të na bërë të pafajshëm si fëmijë të vegjël, për të na e mbushur zemrën, përsëri, me të vërtetën dhe dashurin. Krishti na nevojitet që të përdoren me saktësi, shkenca, arti dhe kultura. Shkenca, arti dhe kultura, pa Krishtin, nuk e zhdukin të keqen. Ndoshta, mund ta bëjnë edhe më dinake.
Shumë gjëra të tepërta kërkojmë. Njëri kërkon të ngjitet më lartë, një tjetër të fitojë më tepër, dhe dikush tjetër të jetojë më rehat. Të gjithë kërkojnë diçka tjetër. Kjo, diçka tjetër, është Krishti. Për të kemi etje. Për të kemi uri. Atë kërkojmë, brenda gjithë kërkesave tona. Por, fatkeqësisht, nuk e ndiejmë. Mos vallë, këto Krishtlindje, erdhi momenti të çlirohemi, nga uria dhe etja, duke u takuar me Foshnjën Hyjnore? Që t’i përgjigjemi me vendosmëri kësaj dileme, na ndihmon nxitja e shën Grigor Teologut, në fjalimin e tij në lidhje me Krishtlindjet. “… le të kremtojmë, o vëllezër, siç i përket Perëndisë; jo në mënyrë mondane, por në mënyrë qiellore.
Le të festojmë, jo duke synuar dëshirat tona por, dëshirën e Perëndisë, domethënë, të Foshnjës Hyjnore. Le të synojmë, jo ato që shkaktojnë sëmundje, por ato që e shërojnë. Jo ato, që kanë lidhje me gjithësinë, por ato, që kanë lidhje me rikrijimin, domethënë, me shpëtimin tonë. Amin! U bëftë!
KRISHTLINDJE 2021

Mitropolia e Shenjtë e Beratit

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων