31/12/2019 31/12/2019 Më 31 dhjetor para 55 vitesh Sofronij Vraçanski u kanonizua shenjtor i Kishës Ortodokse Bullgare. Sofronij bëri dy kopjet e para të veprës së parë të historiografisë bullgare “Historia sllavo-bullgare”. Me këtë vepër krijuar nga murgu Paisij Hilendraski në vitin 1762 konsiderohet se hidhen themelet e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Sofronij Vraçanski (1739-1813) i cili konsiderohet...
31 Δεκεμβρίου, 2019 - 15:46

55 vjet nga kanunizimi i iluministit bullgarë Sofronij Vraçanski

Διαδώστε:
55 vjet nga kanunizimi i iluministit bullgarë Sofronij Vraçanski

Më 31 dhjetor para 55 vitesh Sofronij Vraçanski u kanonizua shenjtor i Kishës Ortodokse Bullgare. Sofronij bëri dy kopjet e para të veprës së parë të historiografisë bullgare “Historia sllavo-bullgare”. Me këtë vepër krijuar nga murgu Paisij Hilendraski në vitin 1762 konsiderohet se hidhen themelet e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Sofronij Vraçanski (1739-1813) i cili konsiderohet një nga figurat më të ndritshme të Rilindjes Bullgare, krijoi librin e parë të shtypur në gjuhën e re bullgare “Ungjilli Predikues”, është autor i më se 10 librave të shkruara me dorë. Shkroi “Librin për tri fetë” në të cilin prezantoi judaizmin, krishterimin dhe islami, të cilat formojnë larminë fetare në Ballkan, duke përfshirë edhe trojet bullgare. Përkthen edhe librin “Teatron Politikon” një vepër me popullaritet në shekullin e 18-të krijuar nga Amvrosij Marllian, në të cilën shqyrtohen modelet politike të shteteve. Nëpërmjet këtij libri, përkthyer në kohën e luftës së bullgarëve për çlirim nga robëria osmane, Sofronij deshi të përgatiste elitën e ardhshme politike bullgare.

 

— bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων