AKTIVITET VULLNETAR: DHURIMI I GJAKUT!
Kolegji Universitar “LOGOS” mbështet nismën e Kryqit të Kuq për DHURIMIN E GJAKUT.
Për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve talesemikë, studentët dhe stafi i Kolegjit Universitar “LOGOS”, ju bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut.
Kolegji Universitar “LOGOS” është një prej institucioneve arsimorë me ndjeshmëri të lartë sociale, duke mbështetur gjithnjë nisma në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe këtë e kanë treguar më së miri si studentët ashtu edhe stafi ditën kur Kryqi i Kuq Shqiptar ishte në ambientet tona. Një numër i madh i tyre u bënë pjesë e dhurimit në këtë ditë.
Urojmë që ky të ketë qenë një kontribut i dobishëm bazuar nevojës që ka për gjak për fëmijët talasemikë.
Të gjithë mund të dhurojmë sa do pak nga vetja jonë!
Për çdo informacion na kontaktoni:
☎️Tel: +35569 30 30 277
E-mail: [email protected]
Kolegji Universitar “Logos” – Dritë dhe fuqi jete!
www.kulogos.edu.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










