27/06/2022 27/06/2022 E hënë 27 qershor 2022 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E APOSTUJVE (20-29 QERSHOR) Joana Miroprurëse. Oshënar Samson Mikpritësi. Dëshmorët Marki e Markia. – JOANA MIROPRURËSE – Ishte bashkëshortja e Kuzit, kujdestarit të pasurisë së mbretit Herod. Jisui e shëroi në mënyrë të mrekullueshme nga një sëmundje (Llk.8:3) dhe ajo i shërbeu bashkë...
27 Ιουνίου, 2022 - 14:03
Τελευταία ενημέρωση: 27/06/2022 - 14:05

Joana Miroprurëse. Oshënar Samson Mikpritësi. Dëshmorët Marki e Markia

Διαδώστε:
Joana Miroprurëse. Oshënar Samson Mikpritësi. Dëshmorët Marki e Markia

E hënë 27 qershor 2022 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E APOSTUJVE (20-29 QERSHOR)
Joana Miroprurëse. Oshënar Samson Mikpritësi. Dëshmorët Marki e Markia.
– JOANA MIROPRURËSE –
Ishte bashkëshortja e Kuzit, kujdestarit të pasurisë së mbretit Herod. Jisui e shëroi në mënyrë të mrekullueshme nga një sëmundje (Llk.8:3) dhe ajo i shërbeu bashkë me gra të tjera të shenjta, gjatë gjithë kohës që predikoi, që nga Galileja deri në Jude. Ajo ishte dëshmitare e Pësimit të Tij jetëprurës dhe, mëngjesin e Pashkës, shkoi në varr me miro, bashkë me Maria Magdalenën dhe Marinë, nënën e Jakovit.
Gratë, kur e gjetën varrin të zbrazët, mbetën të trembura dhe me fytyrën të përkulur përtokë. Atëherë dy engjëj iu shfaqën dhe u thanë: “Përse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?” (Llk. 24:5), dhe u kujtuan fjalët e Zotit që i lajmëroi se duhej të vuante dhe të kryqëzohej dhe se do të ngjallej të tretën ditë. Ato shkuan dhe ia treguan këtë ngjarje apostujve të shenjtë, por këto fjalë atyre iu dukën të çuditshme dhe nuk i besuan, derisa Petroja dhe Joani shkuan vetë në vendin ku ishte varrosur Zoti.
* * * * *
– OSHËNAR SAMSON MIKPRITËSI –
Ndriçoi në shekullin e 6-të. Lindi në Romë nga fis mbretëror dhe u arsimua gjerësisht në letërsi, filozofi dhe mjekësi, shëronte me dhuntinë e tij çudibërëse, e cila ishte çmimi i virtytit të tij.
Prindërit i vdiqën shpejt dhe pasi dha lëmoshë pasurinë e tij të madhe, duke iu larguar famës, u vendos në Konstandinopojë. Shtëpia e tij e vogël u shndërrua në ambulancë. Shëroi gjithashtu një sëmundje të tmerrshme të perandor Justinianit I (527-565). Ai e kishte thirrur sepse kishte parë në ëndërr të panjohurin deri atëherë, mjekun Samson. Shenjti nuk pranoi shpërblimet mbretërore të majme, por iu lut t’i ndërtonte një spital.
Me të vërtetë, monarku mirënjohës, midis kishave të Shën Sofisë dhe të Shën Irinit, ngriti një spital madhështor dhe të famshëm, “Spitalin e Samson Mikpritësit”, siç e quajti. Mbajtjen e tij e siguroi nëpërmjet pronave të dhuruara. Oshënari e drejtoi atë deri sa fjeti. Varrimi u krye në kishën e shkëlqyer të Shën Mokiut (11 maj), që thuhet se ishte i afërmi i tij. Më parë ishte hirotonisur prift i Shën Sofisë prej patrikut Shën Mina (25 gusht). Por, thuhet se patriku shërbeu si drejtor i spitalit, ndërsa ishte akoma prift. Justiniani, për më tepër, e kishte ngarkuar Mikpritësin ruajtës të enëve të Kishës së Madhe, d.m.th. të Shën Sofisë.
Ai bëri shumë çudira pas vdekjes. P.sh. u shfaq mbi çatinë e spitalit, e cila digjej, dhe shoi zjarrin; shfaqej në vizione dhe në ëndrra edhe shëronte; qortoi rëndë një infermier moskokëçarës të institucionit të tij, saqë, i tmerruar, erdhi në vete; shëroi një ushtarak kur ai i premtoi spitalit t’i jepte vajin e nevojshëm, siç dhe iu shfaq, dhe e urtësoi kur harroi atë çka kishte premtuar; shëroi një ushtarak tjetër që i vinte keq, sepse, duke qenë në prag të vdekjes, nuk do të shkonte në panairin e shenjtit dhe përfundimisht çdo vit në përkujtimin e tij varri lëshonte miro.
Samson, në gjuhën hebraike dhe babilonase, do të thotë: diell.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων