30/06/2022 30/06/2022 E enjte, 30 qershor 2022 – Shenjtori i ditës. Mbledhja për 12 Apostujt. Apostull Figeli i Efesit nga të 70-t. Martiali i Limozhit. – MBLEDHJA PER 12 APOSTUJT – Kremtimi i përbashkët i tyre, me qëllim që të nderohen sa më tepër, nisi ndoshta që kur Konstandini i Madh (21 maj) ndërtoi në Konstandinopojë kishën...
30 Ιουνίου, 2022 - 13:30
Τελευταία ενημέρωση: 30/06/2022 - 13:34

MBLEDHJA PER 12 APOSTUJT

Διαδώστε:
MBLEDHJA PER 12 APOSTUJT

E enjte, 30 qershor 2022 – Shenjtori i ditës.
Mbledhja për 12 Apostujt. Apostull Figeli i Efesit nga të 70-t. Martiali i Limozhit.
– MBLEDHJA PER 12 APOSTUJT –
Kremtimi i përbashkët i tyre, me qëllim që të nderohen sa më tepër, nisi ndoshta që kur Konstandini i Madh (21 maj) ndërtoi në Konstandinopojë kishën e Dymbëdhjetë Apostujve, mauzoleumin e pothuaj të gjithë perandorëve, ku i pari u varros ai në mes të dymbëdhjetë arkivoleve të Apostujve (pjesa më e madhe e tyre ishin ende bosh, sepse nuk ishin grumbulluar deri atëherë lipsanet e tyre të shenjta).
Kjo bazilikë u dogj gjatë “Grushtit të shtetit të Nikeas” (532), dhe kështu Justiniani I (527 – 565) ndërtoi gjatë viteve 536-546 kishën e tij të famshme të Apostujve, që ishte kryevepra e dytë e Bizantit pas Shën Sofisë. Pas Rënies së Konstandinopojës (1453), u bë Kishë Patriarkale, por sulltan Mehmeti II (1451-1481) e shembi për shkak të rëndësisë kombëtare dhe ngriti në vend të saj xhaminë me emrin e tij (Mehmedie).
Kishën monumentale e kopjuan kishat, të cilat ishin bashkëkohore dhe të barabarta për nga vlerat: e Hyjlindëses në Efes, tashmë e rrënuar, dhe kisha e Shën Markut në Venecia (shek. i 11-të).
Në portën e kishës ishin të skalitur emrat e të Dymbëdhjetëve (dhe se si u martirizua secili): Petro dhe Pavli (29 qershor); Andrea (30 nëntor); Jakov Zevedeu (30 prill); Joani (26 shtator); Filipi (14 nëntor); Vartholomeu (11 qershor); Thomai (të Dielën pas Pashkës); Matheu (16 nëntor); Simoni (10 maj); Marku (25 prill) dhe Llukai (18 tetor). Lista nuk përputhet me listat biblike (Mat.10:2-4; Mark.3.16-19; Lluk.6:14-16; Vep.1:13), sepse në grup u përfshinë në sajë të kontributit të tyre, Pavli dhe Ungjillorët Marku dhe Llukai, në vend të apostujve Jakov Alfeu (9 tetor), Thadheu (21 gusht) dhe Matthia (9 gusht). Jakov Alfeu, Matthia, Marku dhe Lukai kremtohen edhe me të Shtatëdhjetë Apostujt (4 janar).
Gjithsesi, himnologjia vazhdon sot t’u thurë lavde së pari Korifenjve Petro dhe Pavli, që u festuan dje, dhe së dyti merret me të Dymbëdhjetët, por edhe me apostujt e tjerë. Fillimisht mbledhja kremtohej të Dielën pas Pashkës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων