30/08/2022 30/08/2022 E martë, 30 gusht 2022 – Shenjtori i ditës. Aleksandri, Pavli e Joani të Konstandinopojës. Oshënarët Fantini, Vriena. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Fortunati dhe Septimini. – ALEKSANDRI, KRYEPISKOP I KONSTANDINOPOJËS – Shën Aleksandri ishte nga një familje e thjeshtë dhe nuk ishte i zoti me fjalët, por shkëlqente në virtyte, ndaj u gjykua i...
30 Αυγούστου, 2022 - 15:20
Τελευταία ενημέρωση: 30/08/2022 - 15:22

ALEKSANDRI, KRYEPISKOP I KONSTANDINOPOJËS

Διαδώστε:
ALEKSANDRI, KRYEPISKOP I KONSTANDINOPOJËS

E martë, 30 gusht 2022 – Shenjtori i ditës.

Aleksandri, Pavli e Joani të Konstandinopojës. Oshënarët Fantini, Vriena. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Fortunati dhe Septimini.

– ALEKSANDRI, KRYEPISKOP I KONSTANDINOPOJËS –

Shën Aleksandri ishte nga një familje e thjeshtë dhe nuk ishte i zoti me fjalët, por shkëlqente në virtyte, ndaj u gjykua i denjë të bëhej ndihmës i shën Mitrofanit, kryepiskopit të Bizantit.
Shën Mitrofani ishte i moshuar dhe shumë i sëmurë për të shkuar në Sinodin e Parë të Nikeas (325) dhe Aleksandri shkoi në emër të tij. Pas përfundimit të Sinodit, perandori Konstandin u kërkoi të gjithë etërve hyjmbajtës që kishin shkëlqyer atje, të shkonin në Konstandinopojë për të bekuar qytetin e ri që donte të ndërtonte. Një engjëll i Zotit iu shfaq shën Mitrofanit dhe i zbuloi se do t’ia dorëzonte shpirtin e tij Perëndisë dhjetë ditë më vonë dhe se duhej të caktonte Aleksandrin si pasues. Etërit u gëzuan për këtë lajm dhe pasi bënë varrimin e shën Mitrofanit, e fronëzuan Aleksandrin në mënyrë solemne si episkopin e parë të kryeqytetit të ri të Perandorisë. Në vazhdën e Sinodit, shën Aleksandri, që asokohe ishte 70 vjeç, shkëlqeu në mbrojtjen e besimit të vërtetë kundër herezive të Ariosit. Ndërmori udhëtime apostolike në Thrakë, Maqedoni, Thesali dhe në ishujt, për të predikuar besimin e Sinodit të Nikeas.

Kur e thirrën Ariosin në Nikomedi, për të dhënë llogari për besimin e tij, ai ia doli mbanë të gënjente perandorin. Ariosi kërkoi ripranimin e tij në Kishë dhe, nën presionin e Eusebit të Nikomedisë, perandori e gjykoi të drejtë kërkesën dhe u kërkoi ta shqyrtonin episkopëve të mbledhur në një Sinod në Tirë (335). Ky Sinod, kryesisht i përbërë nga mbështetës të Ariosit, u kthye në një trupë gjykuese të padrejtë ndaj shën Athanasit, që e quajti magjistar, kusar dhe yshtës të trazirave.

Ariosi u përpoq të kthehej në Aleksandri, por shpërtheu një kryengritje kundër tij dhe perandori e thirri në Konstandinopojë, për ta futur në kungimin me shën Aleksandrin. Eusebi i Nikomedisë dhe të tijtë ushtruan të gjitha presionet e mundshme për ta bindur hierarkun e shenjtë dhe bënë përgatitjet për të kryer një Liturgji, ku shenjtori do të kungohej së bashku me heretikun. Shën Aleksandri u tërhoq në kishën e shën Irinit, u gjunjëzua para altarit të shenjtë, e u lut ditën dhe natën me lot të shumtë, duke thënë këto fjalë: “Nëse Ariosi duhet të pajtohet me Kishën, lejo të largohet shërbëtori yt. Por nëse Ti ke mëshirë për Kishën tënde dhe nuk do që trashëgimia jote të turpërohet, hiqe Ariosin, që herezia të mos besohet si besim i ri”.

Të shtunën, vigjiljen e ditës kur do të kryhej ceremonia, Ariosi vdiq mjerisht, pasi i shpërthyen të brendshmet në banjë. Kur u mësua ky lajm, shën Aleksandri falënderoi Perëndinë, jo për vdekjen e tjetrit, por sepse Ai shfaqi edhe një herë tjetër se herezia nuk mund të fitonte mbi Kishën, edhe sikur të kishte mbështetjen e pushtetit dhe të të fuqishmëve të kësaj bote. Por megjithatë, trazirat dhe përplasjet nuk morën fund këtu dhe shën Aleksandri vazhdoi të luftojë për mbrojtjen e Orthodhoksisë. Ai fjeti në paqe në moshën 98-vjeçare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων