31/08/2022 31/08/2022 E mërkurë, 31 gusht 2022 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Vendosja e brezit të Hyjlindëses Mari. Aidani i Lindisfernit. Dëshmor Fileorti. – VENDOSJA E BREZIT TË HYJLINDËSES MARI – Sipas një tradite të vjetër kishtare, në çastin kur e Tërëshenjta Mari do të largohej nga kjo botë, dy veshjet e saj i la te...
31 Αυγούστου, 2022 - 13:51
Τελευταία ενημέρωση: 31/08/2022 - 14:45

Vendosja e brezit të Hyjlindëses Mari. Aidani i Lindisfernit. Dëshmor Fileorti

Διαδώστε:
Vendosja e brezit të Hyjlindëses Mari. Aidani i Lindisfernit. Dëshmor Fileorti

E mërkurë, 31 gusht 2022 – Shenjtori i ditës.

DITË KRESHME

Vendosja e brezit të Hyjlindëses Mari. Aidani i Lindisfernit. Dëshmor Fileorti.

– VENDOSJA E BREZIT TË HYJLINDËSES MARI –

Sipas një tradite të vjetër kishtare, në çastin kur e Tërëshenjta Mari do të largohej nga kjo botë, dy veshjet e saj i la te dy gra të varfra shpresëtare, që i kishin shërbyer. Këto i ruajtën me kujdes dhe u lanë brez pas brezi deri te Galbi dhe Kandidi, të cilët i morën ato nën mbretërimin e Leonit I, i vendosën në Kishën e Vllahernës (2 korrik).

Brezi i Nënës së Perëndisë, i cili nuk e dimë se si u gjet në episkopatën e Zilës, pranë Amasisë, në Elenopont, u transferua në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Justinianit (rreth vitit 530), dhe më pas u vendos në kishën e Kalkopratisë, e cila gjendet jo shumë larg kishës së Shën Sofisë.

Atë ditë kremtohej dedikimi i kishës dhe dy reliket që ajo kishte: brezi i shenjtë dhe fashat e Krishtit.

Shumë vite më vonë (rreth 888), gruaja e perandorit Leon VI i urtë, Zoia, u sëmur rëndë nga një frymë e keqe dhe, me anë të një zbulimi, iu tregua se do të shërohej duke vënë mbi trup brezin e Hyjlindëses. E mori këtë send të çmuar. Kur hapi kutinë e relikes, gjeti një dokument ku ishte shkruar data e ardhjes së sendit në Konstandinopojë. E puthi me nderim të thellë dhe ia dorëzoi patriarkut. Menjëherë u çlirua nga sëmundja. Perandoresha e zbukuroi këtë brez me fije ari.

Tregohet se cari i Bullgarisë, Asani (1187-1196), pasi e mundi perandorin Isak II (1190), mori kryqin në të cilin gjendej një pjesë nga rripi i shenjtë dhe që një prift e kishte hedhur në lumë që të mos pësonte ndonjë gjë të keqe në mënyrë tjetër. E gjetën serbët këtë send të çmuar dhe princi i shenjtë Llazar (1389) ia dhuroi manastirit athonit të Vatopedit, ku gjendet edhe sot dhe kryen shumë mrekulli.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων