800 vjet nga themelimi i Manastirit Shkëmbor pranë Ivanovos
Gjatë këtij viti shënojmë 800 vjet nga themelimi i manastirit shkëmbor “Shën Kryeengjëlli Mihaill”, i njohur si Kishat Shkëmbore pranë Ivanovos. Shenjtërorja e cila gjendet nja 18 kilometra larg qytetit të sotëm Ruse u formua në vitet 20-të të shekullit të 13-të nga murgu Joakim. Më vonë Joakim u bë patrik bullgar i Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185 – 1396). Sot manastiri tërheq mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë dhe është në Listën e Trashëgimisë Jomateriale Kulturore Botërore të UNESKO-s.
Në lidhje me përvjetorin e 800-të parashikohet që gjatë vitit të organizohen konferenca shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare, ekspozita, seminare dhe aktivitete të tjera.
— bnr.bg
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










