11/04/2023 11/04/2023 E martë, 11 prill 2023 – Kujtimi i ditës JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHMË E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave. – Paravolia e 10 Virgjëreshave – Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij. Kisha jonë e Shenjtë na fton që...
11 Απριλίου, 2023 - 17:55
Τελευταία ενημέρωση: 11/04/2023 - 17:56

E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave

Διαδώστε:
E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave

E martë, 11 prill 2023 – Kujtimi i ditës
JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHMË
E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave.

– Paravolia e 10 Virgjëreshave –
Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij. Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të dytë. Gjithashtu na fton, duke na rikujtuar paravolinë e talandave, që të vëmë në punë dhuratat dhe hirin që Zoti na ka dhënë.
Paravolia e dhjetë virgjëreshave ka në thelb të saj të na tregojë se ai person, i cili ka një virtyt dhe dhuratë të madhe, por që nuk e vë në shërbim të virtyteve të tjera edhe sidomos të lëmoshës, nuk mund të hyjë bashkë me Krishtin në prehjen e përjetshme, dhe kthehet mbrapa i turpëruar. Edhe asgjë nuk është aq e dhimbshme dhe e turpshme se sa një virgjëreshë që lufton nga dashuria pas parasë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων