02/05/2023 02/05/2023 E martë, 2 maj 2023 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Transferimi i lipsanit të Shën Athanasit të Madh. Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli. – Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli – Vinin nga Frigjia dhe i shërbenin familjes së pasur të paganit Katal, vendosur në Atalia, në Pamfili, gjatë mbretërimit të Adrianit (124). Një...
02 Μαΐου, 2023 - 17:08
Τελευταία ενημέρωση: 02/05/2023 - 17:09

Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli

Διαδώστε:
Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli

E martë, 2 maj 2023 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Transferimi i lipsanit të Shën Athanasit të Madh. Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli.

– Dëshmorët Esperi, Zoia, Kiriaku, Theodhuli –

Vinin nga Frigjia dhe i shërbenin familjes së pasur të paganit Katal, vendosur në Atalia, në Pamfili, gjatë mbretërimit të Adrianit (124). Një ditë Kiriaku dhe Theodhuli, duke mos duruar më të ishin skllevër të idhujtarisë, iu sugjeruan prindërve të largoheshin.
Nëna e tyre u përpoq në fillim t’i nxiste që të bënin durim, pastaj u bind vetë dhe, të inkurajuar nga njëri-tjetri, u paraqitën para zotërisë së tyre. I deklaruan atij se kishin autoritet vetëm mbi trupin e tyre dhe se shpirti i përkiste Zotit Jisu Krisht. Të befasuar nga një guxim kaq i madh, Katali i dërgoi te Esperios i cili punonte në një vend të quajtur Tritonion.
Pak më vonë, me rastin e festës së djalit të Katalit, ai i detyroi katër të krishterët të hanin gjellët e ofruara idhujve. Por të dy fëmijët e guximshëm ua hodhën qenve këto ushqime të ndyra. Kur e mori vesh Katali këtë gjë, urdhëroi t’i shqyenin gjymtyrët e fëmijëve me thonj hekuri. Prindërit e tyre, të detyruar të qëndronin në këto vuajtje, i inkurajonin fëmijët që të ishin të fortë deri në fund të betejës.
Katali i tërbuar i hodhi të gjithë në një furrë të zjarrtë. Të nesërmen në mëngjes dëgjoheshin psalmodi nga furra dhe, kur paganët e hapën, gjetën katër trupat e shenjtorëve të paprishur të kthyer drejt lindjes e dukeshin sikur flinin.
* * * *
Ikonë e shën Athanasit. Afresk i shek. XVIII, vepër e ikonografit David Selenica, Kisha e shën Nikollës, Voskopojë, Korçë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων