04/05/2023 04/05/2023 E enjte, 4 maj 2023 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Dëshmore Pelagjia. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Oshënar Ilariu, çudibërës. Dëshmor Afrodhisi. – DËSHMORE PELAGJIA – Ishte nga Tarsi i Kilikisë. Jetoi në periudhën kur perandor ishte Diokleciani. Në atë periudhë, Roma, në të cilën jetonte dhe shenjtorja, ishte qendra e idhujtarisë,...
04 Μαΐου, 2023 - 13:57
Τελευταία ενημέρωση: 04/05/2023 - 13:59

Dëshmore Pelagjia. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Oshënar Ilariu, çudibërës. Dëshmor Afrodhisi.

Διαδώστε:
Dëshmore Pelagjia. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Oshënar Ilariu, çudibërës. Dëshmor Afrodhisi.

E enjte, 4 maj 2023 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Dëshmore Pelagjia. Dëshmor Floriani në Ems. Shën Monika. Oshënar Ilariu, çudibërës. Dëshmor Afrodhisi.

– DËSHMORE PELAGJIA –

Ishte nga Tarsi i Kilikisë. Jetoi në periudhën kur perandor ishte Diokleciani. Në atë periudhë, Roma, në të cilën jetonte dhe shenjtorja, ishte qendra e idhujtarisë, por po në atë periudhë kishte lulëzuar në Romë dhe Krishterimi, që po trondiste themelet e paganizmit.
Nga një grua e krishterë, Pelagjia, u njoh me besimin e vërtetë. Por nëna e saj, e cila ishte e dhënë pas pasurisë, shqetësohej nga mësimet filantropike të Ungjillit. Për më tepër, kur mësoi se princeshat e Romës shisnin pasuritë e tyre dhe ua ndanin të varfërve, nuk lejoi që të hynte asnjë i krishterë në shtëpinë e saj.
Me gjithë pengesat që haste nga nëna e saj, shën Pelagjia arriti të plotësonte një nga dëshirat e saj të zjarrta: të njihej me disa nga këto vajza të krishtera, të cilat u mësonin njerëzve mësimet e krishtera në shtëpinë e episkopit të Romës, Eusebit.
U kthye në shtëpinë e nënës së saj, por dëshira për t`u bërë e krishterë e mirë ia kishte pushtuar shpirtin. Natën shenjtorja pa një vegim: sikur episkop Eusebi i tregonte kolimvithrën e pagëzimit. Të nesërmen, e entuziazmuar, pa i thënë gjë nënës së saj, i tregoi episkopit vegimin që kishte parë dhe u pagëzua. Pas pagëzimit, ajo nuk pranoi që të vishte veshjen e saj luksoze, por e shiti dhe paratë ua ndau të varfërve. Në vend të veshjes së shtrenjtë ajo pranoi veshjen e thjeshtë të virgjëreshave të pagëzuara.
Shenjtorja shpresonte që nëna e saj të linte mënjanë bindjet e saj pagane dhe të përqafonte Pelagjinë me dhembshurinë e nënës. Por më kot, sepse ajo do ta pranonte shenjtoren vetëm nëse mohonte Krishtin. Zemërimi i saj arriti kulmin kur shenjtorja i bëri të ditur se ishte gati të bënte gjithçka, madje të derdhte dhe gjakun e saj, në qoftë se do të ishte nevoja, por nuk do të mohonte kurrë besimin e shenjtë të krishterë.
Atëherë nëna e shenjtores vuri në dijeni për pagëzimin e Pelagjisë të birin e Dioklecianit, i cili donte të martohej me të. Ai u mundua më kot ta bindte me fjalë, pasi vendimi i shenjtores ishte i prerë: “Në qoftë se do që të martohesh me mua, bëhu i krishterë”. Por si mund të bëhej i krishterë i biri i perandorit që përndiqte të krishterët?
Nga dëshpërimi, ai vrau veten.
Vetëvrasja e tij ndezi zemërimin e perandorit, i cili urdhëroi arrestimin e Pelagjisë dhe torturimin e saj. Shenjtorja u mbyll në një kazan bakri të skuqur më parë në zjarr. Kështu ajo u denjësua të fitonte kurorën e pavyshkur të martirizimit, me të cilën Shpëtimtari i pavdekshëm stolis shpirtrat e shenjtorëve.
* * * * *
– OSHËNAR ILARIU, ÇUDIBËRËS –

Që në moshë të re ngriti Kryqin për të ndjekur Krishtin, duke ia nënshtruar shpirtit pasionet e trupit. Mori hirin për të shëruar të sëmurë dhe të nxirrte demonë. Jetonte në një kasolle tepër të vogël, larg zhurmave të botës dhe shkëlqeu kaq shumë në papasionshmëri sa, pa dashur as vetë, u bë i famshëm dhe u hirotonis prift.
Qetësoi përmes lutjes një stuhi breshri, pengoi kafshët të shkatërronin të mbjellat, çoi shi në një tokë të bërë djerrë për shkak të thatësirës, ndaloi rrjedhën e një lumi dhe e
kaloi më këmbë pa u lagur, si dikur profeti Elise. Shëroi një burrë me dorë të tharë dhe shumë të paralizuar të tjerë.
Pasi e përfundoi denjësisht rrugëtimin mbi tokë, fjeti në paqe.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων