18/01/2024 18/01/2024 U kremtua me gëzim kujtimi i Shën Andonit të madh si dhe dita e emrit të Mitropolitit tonë, Imzot Andonit në famullinë e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Andoni, bashkëmeshuan klerikë të Mitropolisë dhe atë Grigor Pelushi dhe atë Ilia Mazniku nga Tirana. Besimtarëve të...
18 Ιανουαρίου, 2024 - 15:35
Τελευταία ενημέρωση: 18/01/2024 - 15:40

Kremtimi i Shën Andonit të madh dhe dita e emrit të Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit.

Διαδώστε:
Kremtimi i Shën Andonit të madh dhe dita e emrit të Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit.

U kremtua me gëzim kujtimi i Shën Andonit të madh si dhe dita e emrit të Mitropolitit tonë, Imzot Andonit në famullinë e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Andoni, bashkëmeshuan klerikë të Mitropolisë dhe atë Grigor Pelushi dhe atë Ilia Mazniku nga Tirana.
Besimtarëve të Mitropolisë tonë iu bashkuan edhe besimtarë nga kryeqyteti i Tiranës për të nderuar këtë shenjtor të madh.
Në fjalën e tij Imzot Andoni foli për jetën dhe mësimet e Shën Andonit si dhe për shëmbullin që zelli dhe dashuria e tij për Zotin na nxit edhe ne sot që t’i imitojmë. Gjithashtu në kohët e sotme gjithnjë e më tepër del nevoja e rezistencës ndaj rehatisë dhe individualizmit, ku përpjekjet shpirtërore do te mund të na nxjerrin nga këto kurthe që i ligu na ngre vazhdimisht dhe ambienti i sotëm na imponon.
Në fund të shërbesës u zhvillua pritje për personat të cilët donin që të uronin nga afër Mitropolitin tonë.
Për shumë vjet të kremten e Shën Andonit, për shumë vjet Kryebariu ynë!
Lavdi Perëndisë për të gjitha!


Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων