09/10/2020 09/10/2020 E premte, 9 tetor 2020 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME Abrahami dhe Loti, të Drejtë. Apostull Jakovi, bir i Alfeut. Oshënare Poplia. – Abrahami dhe Loti, të Drejtë – Abrahami lindi rreth shekullit XII para Jisu Krishtit në Ur, në vendin e Kaldenjve. Rridhte nga fisi i Semit. Ishte martuar me Sarën dhe nuk...
09 Οκτωβρίου, 2020 - 11:44

Abrahami dhe Loti, të Drejtë

Διαδώστε:
Abrahami dhe Loti, të Drejtë

E premte, 9 tetor 2020 – Shenjtori i ditës
DITË KRESHME
Abrahami dhe Loti, të Drejtë. Apostull Jakovi, bir i Alfeut. Oshënare Poplia.
– Abrahami dhe Loti, të Drejtë –
Abrahami lindi rreth shekullit XII para Jisu Krishtit në Ur, në vendin e Kaldenjve. Rridhte nga fisi i Semit. Ishte martuar me Sarën dhe nuk kishin fëmijë. Perëndia e zgjodhi Abrahamin që ta bënte atin e popullit të Tij, prandaj i tha: “Braktis vendin tënd, familjen tënde, shtëpinë e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj; unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj e do ta bëj të madh emrin tënd dhe ti do të jesh një bekim” (Gjen. 12.1-3).
Abrahami pati besim në fjalën e Zotit dhe pa parë mbrapa, mori gruan e tij, Sarën, nipin, Lotin, të mirat dhe shërbëtorët dhe u nis drejt për në vendin e Kanaanit. Si shpërblim për besimin e tij, Perëndia i premtoi Abrahamit se do të vendoste një besëlidhje të vazhdueshme me të dhe pasardhësit e tij, aleancë që simbolizohej me rrethprerjen e çdo mashkulli të parëlinduri nga pasardhja e Abrahamit.
Perëndia i dha një bir Sarës shterpë, megjithëse i shoqi i saj ishte shumë i moshuar. Isaaku ishte shenjë e pëlqimit të Perëndisë dhe simbolizonte Mesian e ardhshëm, Krishtin, i cili duhet të vinte për të përmbushur premtimet që Perëndia i bëri patriarkut të shenjtë. Abrahami vdiq në një pleqëri të lumur në moshën 175 – vjeçare. U varros në tokën e Kanaanit, në tokën që kishte blerë për të varrosur Sarën.
Kur Loti hyri me Abrahamin në tokën e Kanaanit, mori prona të pasura dhe pjellore të fushës së Jordanit dhe qëndroi në Sodomë, ndonëse banorët atje ishin të mbytur në vese dhe shthurje. Ata provokuan zemërimin e Zotit, i Cili vendosi ta shkatërronte qytetin. Dërgoi dy engjëj për të lajmëruar Lotin që të largohej bashkë me njerëzit e tij. Ata i thanë: “Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde!
Mos shiko mbrapa dhe mos ndalo në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos humbasësh” (Gjen. 19.17). Në çastin kur Loti iku, Zoti dërgoi mbi Sodomën dhe Gomorën zjarr dhe squfur dhe mëkatarët humbën përjetë në mundimet e përgatitura në ferr. Por gruaja e Lotit nuk iu bind urdhërimit të Zotit dhe u kthye të shikonte mbrapa; menjëherë u bë kripë.
Historia e saj u mëson brezave ta ndjekin thirrjen e Perëndisë pa e kthyer shikimin te bota dhe zakonet prej nga na nxori Ai.
* * * * *
– Apostull Jakovi, biri i Alfeut –
Shën Jakovi, biri i Alfeut, ishte vëllai i ungjillorit Matthe tagrambledhësit. Bënte pjesë në grupin e të dymbëdhjetë apostujve dhe u shpalli Lajmin e mirë paganëve. Zelli i tij për Perëndinë ishte kaq i madh, sa pa pasur aspak frikë se mos e zinin, hodhi përdhe tempujt e idhujve. Me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, dëbonte frymët e këqija, shëronte të sëmurët dhe bënte shumë mrekulli, madje paganët morën zakonin ta quanin “farë hyjnore” sepse ai shpërndante farën e Fjalës Hyjnore ne zemrat e njerëzve.
Pasi ungjillëzoi krahinën e Gazës, pastaj Elefterupolin, përshkoi gjithë botën që ta ndante me të gjithë dashurinë për Krishtin. Më në fund u arrestua nga judenjtë në një qytet të Egjiptit, në Ostrakinë, të cilët i dhanë mundësinë të ndiqte deri me vdekje shembullin e Zotit, duke e varur mbi një kryq dhe duke dorëzuar kështu shpirtin te Perëndia.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων