07/07/2020 07/07/2020   Në botën përtej varrit “Qengji do t’i ruajë ato dhe do t’i çojë në burime ujërash të gjalla”. (Zbul.7:17). Por edhe këtu, në tokë, Ai bën me ne të njëjtën gjë; Ai pa pushim na drejton neve hap pas hapi, na nxjerr nga e vjetra tek e reja, nga e njohura tek e panjohura,...
07 Ιουλίου, 2020 - 10:40

“Ai i thërret dhentë e Tij me emër dhe i nxjerr në kullotë” (Jn.10:3)

Διαδώστε:
“Ai i thërret dhentë e Tij me emër dhe i nxjerr në kullotë” (Jn.10:3)

 

Në botën përtej varrit “Qengji do t’i ruajë ato dhe do t’i çojë në burime ujërash të gjalla”. (Zbul.7:17). Por edhe këtu, në tokë, Ai bën me ne të njëjtën gjë; Ai pa pushim na drejton neve hap pas hapi, na nxjerr nga e vjetra tek e reja, nga e njohura tek e panjohura, nga një punë e mbaruar më parë drejt një tjetre, nga dituria e arritur prej nesh drejt zbulimit të të fshehtave të reja, ende të panjohura prej nesh. Na udhëheq Ai gjithmonë përpara, nëpër rrugë të ndryshme, nëpër rrethana të ndryshme, në afrim me njerëzit, me anë te leximit dhe të njohjes së Shkrimit të Shenjtë. Dhe ata, që e njohin zërin e Bariut, e ndjekin Atë pas kudo, kur e dëgjojnë këtë zë të njohur. Por, për të ecur pas Tij duhet t’i përkasësh kopesë së Tij dhe te jesh i vëmendshëm ndaj zërit të Tij, atëherë do të ndodhë premtimi i çuditshëm i Zotit, i shprehur në fjalët e Shpëtimtarit; “Unë u jap atyre jetën e përjetshme; ato nuk do të humbasin kurrë. Askush nuk mund t’i rrëmbejë ato nga duart e Mia” (Jn.10:28).

Rinia Ortodokse Tirane/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων