Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë”
NJOFTIM
“Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë” (Fj.Urt. 19:17).
Të dashur besimtarë!
Urojmë dhe lutemi të jeni mirë të gjithë!
Edhe më pak se dy javë na ndajnë nga festa e Pashkës dhe ne të gjithë po mendojmë të bëjmë përgatitjet tona për ta festuar sa më gëzueshëm këtë të kremte. Nuk duhet të harrojmë se ka familje të cilat janë shumë të varfëra dhe situata e krijuar nga covid 19, jo vetëm ka rritur varfërinë e tyre, por ka rritur numrin e familjeve në nevojë.
Vitet e fundit me ndihmën dhe kontributin tuaj kemi ndihmuar, për Krishtlindje dhe Pashkë, veç ndihmave të përmuajshme, rreth 80–100 familje!
Ndihma juaj mund të jetë në ushqime të shportës, si vaj, sheqer, miell, makarona, oriz ose në vlerë monetare! Gjithcka që do të vijë nga teprica e dashurisë tuaj është e mirëpritur!
Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Le të mos harrojmë Llazarin e varfër që është pranë nesh dhe pret dhuratën tonë të bamirësisë!
Lutemi që Ngjallja e Krishtit të na gjejë shëndoshë e mirë të gjithëve!
Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit!
Radio “Ngjallja”/facebook
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










