Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” – Kanë filluar regjistrimet për vitin akademik 2024-2025
Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” është një institucion arsimor i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH), që funksionon që nga viti 1992 dhe ka për qëllim të arsimojë, të përgatisë dhe të formojë kuadrot e saj për shërbesën e shenjtë pastorale, shpirtërore, sociale dhe kulturore pranë famullive përkatëse në Shqipëri.
-Mësimet zhvillohen në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit.
-Aftësim i sigurt profesional.
-Përjetoni eksperiencën e bukur të mësimeve, alternuar me veprimtari shpirtërore dhe sociale.
100% bursë studimi dhe qëndrim në konvikt.
-Kujtojmë që regjistrimet janë hapur si për djem ashtu edhe për vajza, që kanë mbaruar shkollën e mesme, ose të lartë nga mosha 18 – 40 vjeç.
Për më shumë informacion kontaktoni në:
tel: +35567 22 47 059 ose
e-mail: [email protected].
Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










