Aktivitetet e Zyrës së Rinisë së Kryepiskopatës pranë Familjes së Dashurisë “Hylindësja Mari”
Çdo javë, në Familjen e Dashurisë “Hylindësja Mari”, me bekimin e Kryepiskopit Joan, nën kujdesin e veçantë të stafit të mrekullueshëm të kësaj shtëpie unike në kryeqytet dhe në bashkëpunim të ngushtë me Përgjegjësen e kësaj Qendre Znj. Aida Davidi, zhvillohen aktivitete të ndryshme me nënat tona të dashura, të cilat kanë nisur që në fillim të muajit tetor dhe vazhdojnë deri në fund të muajit korrik, për të rifilluar sërish vitin e ardhshëm liturgjik.
Këto aktivitete organizohen me përkushtim nga Zyra Rinore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me synimin për t’u sjellë gëzim, shpresë dhe ngrohtësi banoreve të shtëpisë së Kishës sonë.
Gjatë këtij viti kemi organizuar aktivitete të shumta, si: muzikë, valle, pikturë, ngjyrosje, punime dore, dreka festive, lojëra tavoline, shëtitje në ambientet e jashtme, si edhe biseda mbi tema të ndryshme.
Sot, si në çdo fillim muaji, e nisëm aktivitetin me Ajazmën, të kryer nga prifti i enorisë, Atë Kristo. Më pas vazhduam me historinë e shenjtorit të ditës, një koktej të përgatitur me dashuri, lojëra tavoline dhe drekën e përbashkët. Pas këtyre çasteve të bukura, nënat vijuan me programin e tyre të përditshëm.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të forcojnë komunikimin, miqësinë, socializimin dhe mirëqenien emocionale të nënave tona. Përmes tyre krijohet një atmosferë e ngrohtë, plot dashuri dhe respekt, ku secila prej tyre ndihet e vlerësuar, e dëgjuar dhe e përfshirë. Ato kanë mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre, të argëtohen dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku.
Dëshira jonë më e madhe është që nënat tona të mos ndihen kurrë të vetmuara, por të jetojnë çdo ditë me shpresë, besim dhe buzëqeshje. Një bisedë e ngrohtë, një përqafim, një këngë apo një aktivitet i thjeshtë mjaftojnë për t’u rikthyer gëzimin në fytyrat e tyre. Është prekëse të shohësh se si ato i presin me padurim këto takime javore, të cilat u japin hare ditëve të tyre dhe transformijnë rutinën e përditshme.
Sepse çdo buzëqeshje e tyre është dhurata më e bukur dhe motivimi ynë më i madh për të vazhduar këtë mision me dashuri.
Familja e Dashurisë “Hylindësja Mari”, 1 Korrik 2026.
Katekistet e Zyrës së Rinisë:
Rovena Bilbili
Dorina Prifti
Natali Allka
Rinia Ortodokse Tirane
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










