01/07/2022 01/07/2022 E premte, 1 korrik 2022 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini. Oshënar Petro, patric. – ANARGJENDËT KOZMA E DAMIAN, ROMAKË – Kemi tri çifte shenjtorësh, vëllezër, që mbartin të njëjtat emra. Që të gjashtë ishin mjekë dhe shëronin nëpërmjet shkencës, por më tepër nëpërmjet forcës së...
01 Ιουλίου, 2022 - 15:55

ANARGJENDËT KOZMA E DAMIAN, ROMAKË

Διαδώστε:
ANARGJENDËT KOZMA E DAMIAN, ROMAKË

E premte, 1 korrik 2022 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME
Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini. Oshënar Petro, patric.
– ANARGJENDËT KOZMA E DAMIAN, ROMAKË –
Kemi tri çifte shenjtorësh, vëllezër, që mbartin të njëjtat emra. Që të gjashtë ishin mjekë dhe shëronin nëpërmjet shkencës, por më tepër nëpërmjet forcës së Krishtit, pothuajse çdo sëmundje njerëzore, por edhe kafshësh. Prandaj nderohen si mbrojtës të mjekëve. Mrekullitë që bënin pa marrë pará (pa argjend), i jepnin besueshmëri predikimit të tyre për përhapjen e Krishterimit. Fama e tyre u përhap shpejt kudo, ndërsa mrekullitë pasuan edhe pas vdekjes së tyre.
—-
Dyshja e parë (që festojmë sot – 1 korrik) ishin romakë dhe vëllezër nga gjaku, megjithatë besimi i lidhi edhe më shumë me njëri-tjetrin. Fama e tyre u përhap kudo, prandaj vinin nga çdo anë për të kërkuar lutjet e tyre. Ata që shëroheshin, ndriçoheshin nga besimi, duke shpallur mëshirën e Perëndisë.
Megjithatë, kjo famë nxiti smirën e paganëve më fanatikë të zonës, të cilët i denoncuan te perandori në Romë. Kur ky i fundit i kërcënoi, iu kthye qafa mbrapsht! Shenjtorët e shëruan, pra u bë i krishterë, si dhe shumë të tjerë. Por mësuesi i tyre në mjekësi, i cili ishte pagan, kishte smirë dhe, ndërsa shtirej si mik, fshehurazi ushqente mendime për t’i vrarë.
Kur erdhi koha për të mbledhur bimët mjekësore në mal, u kërkoi shenjtorëve ta shoqëronin. Pasi u nda prej tyre për të mbledhur bimët, mjeku i pabesë mori një gur të rëndë me cep të mprehtë dhe i shtypi kokën njërit prej vëllezërve. Pastaj vrapoi pas të dytit për ta vrarë, i ndezur nga tërbimi demoniak, derisa ia theu kockat. Me kazmën e tij hapi një gropë dhe fshehu trupat e të dy shenjtorëve martirë; më pas u kthye në fshat duke hapur lajmin se të dy vëllezërit ishin tërhequr për t’iu përkushtuar Perëndisë për disa kohë.
Nuk vonoi shumë dhe populli ndjeu mungesën e padurueshme të shenjtorëve, ndaj filloi t’i kërkonte. Takonin njerëz rrugës, të cilët ishin çliruar nga demonë përmes një force hyjnore. Shkuan në vendin ku ndodhi mrekullia dhe pasi gërmuan, gjetën trupat e varrosur të shenjtorëve. I nxorën dhe i vunë që të dy në një varr. Që atëherë, të dy anargjendët nuk pushojnë së bëri mrekullira: disa gjejnë shërim duke nderuar lipsanet e tyre të shenjta, të tjetër duke i parë në vizione dhe të tjerë duke thirrur vetëm emrat e tyre.
—-
Dyshja e dytë ishin arabë dhe kishin edhe vëllezër të tjerë, Leontin, Anthimin, Efprepin (ose Eftropin) që i festojnë bashkë me Kozmain dhe Damianin (17 tetor). Në kohën e Dioklecianit (284-305) idhujtarët e Kilikisë, në juglindje të Azisë së Vogël, i rrahën të gjithë, i hodhën në det të lidhur me gurë dhe pastaj në furrë. Meqenëse ata shpëtonin në mënyrë të mbinatyrshme, i mbërthyen në kryqe dhe iu prenë kokat.
Anargjendët (anargjirët) e fundit (1 nëntor) ishin me origjinë nga Azia. U edukuan me shpresëtari nga prindërit e tyre, në veçanti nga e ëma e tyre, shën Theodhota (2 janar), që ngeli herët e ve. Pas fjetjes së saj vepruan me frytshmëri dhe u prehën në paqe.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων