10/09/2025 10/09/2025 E mërkurë, 10 shtator 2025 – Shenjtori i ditës. Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria. – APOSTUJT APELI, KLEMENTI, LLUKA NGA TË 70-t – Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16:10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në...
10 Σεπτεμβρίου, 2025 - 16:33

Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria

Διαδώστε:
Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria

E mërkurë, 10 shtator 2025 – Shenjtori i ditës.
Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria.
– APOSTUJT APELI, KLEMENTI, LLUKA NGA TË 70-t –
Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16:10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në paqe pasi i shërbeu me besnikëri për shumë vjet.
Shën Llukai përmendet nga shën Pavli kur ai thotë: “Vetëm Lluka është me mua” (1 Tim. 4:11). Ai u bë episkopi i parë i Laodicesë në Siri dhe u largua në paqe drejt Zotit pasi udhëhoqi grigjën e tij me urtësi. Ai duhet dalluar nga shën Lluka Ungjillori (18 tetor), të cilin shën Pavli e përmend (Kol. 4:14).
Shën Klementi (Klimi) përmendet midis bashkëpunëtorëve të shën Pavlit, emrat e të cilëve janë në librin e jetës (Fil. 4:3). Ai u bë episkop i Sardikës dhe iu bashkua korit të shenjtorëve, duke mbajtur në trupin e tij shenjat e Pësimit të Zotit.
Ai duhet dalluar nga shën Klementi, episkopi i Romës (24 nëntor).
* * * * *
– DËSHMORET MINODHORA, MITRODHORA, NIMFODHORA –
Këto tri motra të bekuara sipas mishit jetuan në Bitini në mbretërimin e Galer Maksimianit (305-311). Duke qenë të bukura si në shpirt ashtu edhe trup, ato shkuan për hir të dashurisë së Krishtit në malet Pitia ku kishte edhe burime termale. Në atë vend ato kultivuan lulet e virtyteve hyjnore dhe u kënaqën në mjaltin e ëmbël të soditjes. Shpirti i Shenjtë banonte tek ato, dhe kështu ishin të shumtë ata që vinin për të kërkuar shërimin e sëmundjeve fizike dhe shpirtërore.
Fama e këtyre grave të shenjta arriti në veshët e Frondos, guvernatorit të krahinës, që dërgoi një togë ushtarësh për t’i sjellë motrat përpara tij dhe për t’i marrë në pyetje, që ato të mohonin Krishtin. Urtësia dhe këmbëngulja e tyre e habitën atë, por duke parë se ishte e pamundur t’i bindte për të braktisur dhëndrin e tyre të shtrenjtë, ai urdhëroi ta zhvishnin Minodhorën dhe ta rrihnin me kamxhik derisa ajo dha shpirtin e saj te Zoti, duke u lutur deri në frymën e fundit. Pastaj thirri motrat e saj dhe u tregoi atyre trupin e zhveshur të saj që ishte deformuar nga të rrahurat për t’i frikësuar ato dhe për të dobësuar vendosmërinë e tyre. Por pamja e motrës së tyre i bëri ato edhe më të vendosura në qëndrimin e tyre. Kështu, Mitrodhora dhe Nimfodhora u larguan nga kjo jetë, pasi ua dogjën trupin me pishtarë të ndezur dhe ua çanë ijët me shufra hekuri, duke iu bashkuar korit të virgjëreshave të urta në nusëroren e Dhëndrit Qiellor.
Qetësia dhe durimi me gëzim i vuajtjeve, e tërboi tej mase guvernatorin. Ai u përpoq të digjte trupat e tyre dhe të ndalonte kështu nderimin për to. Por një stuhi e fortë shpërtheu kur trupat ishin në furrë për t’u djegur dhe e shoi zjarrin. Kështu të krishterët arritën t’i merrnin ato dhe t’i varrosnin me nderime.
* * * * *
MBRETËRESHA PULKERIA
Lindi në vitin 399. Ishte e bija e mbretit Arkadh (395-408) dhe motra e pasardhësit të tij, Shën Theodhosit II (29 Korrik). Ky i fundit, meqenëse ishte i dobët nga karakteri, u udhëhoq, u edukua dhe drejtohej plotësisht për administrimin nga Pulkeria (latinisht do të thotë e bukur, e hijeshme), që ishte shumë e kulturuar, dinamike, e zgjuar e tepër shpresëtare edhe pse qe vetëm dy vjet më e madhe se ai!
Në vitin 414 ajo u shpall formalisht auguste. U tërhoq nga pallatet mbretërore, kur ra në konflikt me mbretëreshën, Shën Evdhoqinë Athinaidhën (13 Gusht), me të cilën kishte martuar Theodhosin. Por u kthye shpejt kur ajo u tërhoq në Jerusalem.
U martua me Markianin e mençur, pasi kishte bërë marrëveshjen me të se do të mbetej e virgjër siç ajo i kishte premtuar Perëndisë. Shën Markiani (latinisht do të thotë çekiç), edhe pse rridhte nga një familje e varfër thrakiote, bëri karierë në ushtri falë aftësive të tij. Ishte senator në moshën 60 – vjeçare kur e mori për burrë mbretëresha Pulkeria (25.8.450), që ajo të mos qeveriste vetëm, si grua që ishte, perandorinë e pafundme pas fjetjes (më 450) së perandorit Shën Theodhosi II.
Pulkeria krijoi “Pandidakterin” e famshëm, universitetin e Konstandinopojës (425), vendosi greqishten si gjuhë zyrtare të shtetit paralelisht me latinishten (433), ndërtoi kisha të mrekullueshme, manastire, institucione humanitare dhe më 438 risolli me mënyrë panegjirike dhe emocionale lipsanet e shenjta të Shën Joan Krisostomit (13 Nëntor).
Gjithashtu ajo organizoi Sinodin e Tretë Ekumenik në Efes (431) dhe së bashku me Markianin, Sinodin e Katërt Ekumenik në Kalkidonë (451), në të cilin dhe asistuan.
Fjeti e virgjër më 18 shkurt 453, kur qëndroi si mbretëreshë e Psalmeve në të djathtë të Zotit (Psalm. 44.10). Kremtohet vetëm më 10 shtator, ndërsa së bashku me bashkëshortin e saj më 17 shkurt.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων