Apostull Karpi nga të 70-t
E martë, 26 maj 2020 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Apostujt Karpi, Alfeu nga të 70-t. Dëshmorët Averki e Elena. Sinesi i Qipros.
– Apostull Karpi nga të 70-t –
Shën Karpi ishte dishepull i shën Pavlit, i cili transmetonte letrat e këtij të fundit te kishat e themeluara. Ktheu shumë paganë me predikimin e tij dhe u bë më pas episkop i Beresë në Thrakë (sot qyteti bullgar Stara Zagora) duke ndriçuar këtë krahinë si një diell shpirtëror.
Kryente mrekulli të shumta, çlironte të demonizuar dhe drejtonte njerëzit drejt Pagëzimit. Por zelli i tij apostolik i solli shumë vuajtje nga idhujtarët dhe autoritetet, por i duroi. Pasi lavdëroi Perëndinë gjatë gjithë jetës së tij, fjeti në paqe dhe lipsanet e tij të shenjta kryejnë shumë mrekulli.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










