10/05/2021 10/05/2021 E hënë, 10 maj 2021 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Apostull Simeon Zelloti. Oshënar Laurenti. Dëshmorët Filadelfi, Alfiu, Kiprini. – Apostull Simeon Zelloti – Sipas një tradite të vjetër, shën Simeon Zelloti ishte dhëndri në dasmën e Kanës së Galilesë, në të cilën Krishti bëri mrekullinë e tij të parë duke kthyer ujin...
10 Μαΐου, 2021 - 13:58

Apostull Simeon Zelloti

Διαδώστε:
Apostull Simeon Zelloti

E hënë, 10 maj 2021 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Apostull Simeon Zelloti. Oshënar Laurenti. Dëshmorët Filadelfi, Alfiu, Kiprini.
– Apostull Simeon Zelloti –
Sipas një tradite të vjetër, shën Simeon Zelloti ishte dhëndri në dasmën e Kanës së Galilesë, në të cilën Krishti bëri mrekullinë e tij të parë duke kthyer ujin në verë. Pasi pa këtë mrekulli, Simeoni besoi me gjithë zemër te Krishti dhe la gruan, shtëpinë, atdheun për të ndjekur Krishtin, Dhëndrin qiellor të çdo shpirti. Ditën e Pendikostisë, së bashku me apostujt e tjerë, mori dhuratën e Shpirtit të Shenjtë në formë gjuhe zjarri.
Atëherë, i mbushur me të vërtetë me “zell” hyjnor për shpëtimin e vëllezërve të tij, shkoi të predikojë Lajmin e mirë në Afrikë, ku ungjillëzoi gjithë Mauritaninë, Libinë. Thuhet të ketë arritur deri në Britaninë e Madhe, ku ndriçoi shumë paganë me anë të predikimit të tij. U kryqëzua nga idhujtarët, ashtu si Krishti dhe u varros në po atë vend, që të bëhej farë për përhapjen e krishterimit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων