08/09/2019 08/09/2019 Arkeologët Izraelitë mendohet të kenë gjetur Emaus-in, vendin ku Jisui u shfaq pas Ngjalljes së Tij Gjatë eksplorimit të një fortese të lashtë helene (2.200 vjeçare) në Kiriath Jearim gjenden të dhëna që hedhin dritë mbi vendndodhjen e saktë të Emaus-it, të përmendur në Bibël. Arkeologët kanë zbuluar mure masive të mbetura nga një fortesë...
08 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:25

Arkeologët Izraelitë mendohet të kenë gjetur Emaus-in, vendin ku Jisui u shfaq pas Ngjalljes së Tij

Διαδώστε:
Arkeologët Izraelitë mendohet të kenë gjetur Emaus-in, vendin ku Jisui u shfaq pas Ngjalljes së Tij

Arkeologët Izraelitë mendohet të kenë gjetur Emaus-in, vendin ku Jisui u shfaq pas Ngjalljes së Tij

Gjatë eksplorimit të një fortese të lashtë helene (2.200 vjeçare) në Kiriath Jearim gjenden të dhëna që hedhin dritë mbi vendndodhjen e saktë të Emaus-it, të përmendur në Bibël.

Arkeologët kanë zbuluar mure masive të mbetura nga një fortesë e lashtë greke 2.200 vjeçare. Ndërtuesi i saj mendohet të ketë qenë Seleucidi, gjenerali që mposhti Juda Makabeun, një ndër udhëheqësit e popullit hebre. Por nga ana tjetër, ky zbulim mund të ndihmojë edhe në gjetjen e vendndodhjes së qytetit të Emaus-it, ku Jisui u shfaq dishepujve për herë të parë pas Ngjalljes së Tij.

Që nga viti 2007, ky vend është eksploruar nga një grup arkeologësh franko-izraelitë. Kiriath Jeraim është një kodër me pamje për nga Jerusalemi, vetëm pak kilometra në Perëndim të këtij qyteti. Këtu u mbajt për 20 vjet me radhë Arka e Dhiatës, përpara se mbreti David të urdhëronte dërgimin e saj në Jerusalem.

Për këtë arsye, fokusi kryesor i kërkimeve mbeten gjetjet nga koha biblike, si p.sh. një platformë e gjerë e sheshtë me mure rrethues, e cila mund të ketë shërbyer si qendër kulti apo administrative në shek. VIII-VII p.K.. Në verën e këtij viti u zbuluan muret e një fortese tjetër, e cila daton në gjysmën e parë të shek. II p.K. (që përkon me periudhën helene). Më pas u restauruan gjatë periudhës romake (shek. I).

Datimi bazohet tek enët e baltës dhe gjetjet arkeologjike, si dhe një tjetër teknikë e cila përcakton se kur këto objekte janë ekspozuar për herë të fundit ndaj dritës së diellit.

Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në pozicionin shumë favorizues të tij ndaj qytetit të Jerusalemit, prandaj edhe është përdorur në periudha të ndryshme kohore: shek. VIII p.K; periudha helene dhe pushtimi i Jerusalemit në vitin 70 ps.K..

Muret e zbuluara janë rreth 3 metra të gjerë dhe në disa vende qëndrojnë akoma deri në 2 metra lartësi.

Siç dimë nga Dhiata e Vjetër (1 Makabenjve 9), pasi Juda Makabeu ra në betejën e Elasas, ku luftoi me një ushtri Seleucide me në krye Bakidin, ky i fundit e mori Jerusalemin dhe ndërtoi një sërë fortesash me qëllim që të mbronte qytetin. Kirath Jeraim nuk përfshihet në fakt në listën e qyteteve të fortifikuara (lista në fjalë gjendet tek 1 Makabenjve 9, ku përfshihen Betheli, Jerikoja, Gezer etj) të paktën jo me këtë emër. Megjithatë, përmendet një tjetër qytet në të njëjtin vend ku ai ndodhet, i quajtur Emaus, pra ekziston mundësia që Kirath Jeraim të identifikohet me fshatin Emaus, të përmendur në Ungjillin e Llukait (24:13-35) si vendi ku Krishti iu shfaq dy dishepujve të Tij, pas Ngjalljes. Por si mund të jemi të sigurt se bëhet fjalë për të njëjtin vend?

Shën Llukai, në Ungjillin e tij shkruan se Emaus-i ndodhej 60 stade larg Jerusalemit, që përbëjnë 11 kilometra, e njëjta distancë që ndan Kiriath Jeraim-in nga Jerusalemi.

Megjithatë kjo mbetet ende në stadin e hipotezës.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων