26/07/2020 27/07/2020 Kushdo nga ne ka pasur dhe ka ëndërrat e tij. Kushdo nga ne ka disa qëllime dhe objektiva në jetën e tij. Dimë që arritja dhe realizimi i këtyre ëndrrave dhe qëllimeve nuk është i lehtë. Do të ndeshim shumë pengesa dhe vështirësi. Sigurisht do të kemi njerëz që do të na mbështesin dhe përkrahin...
26 Ιουλίου, 2020 - 20:00
Τελευταία ενημέρωση: 27/07/2020 - 1:41

“Asgjë mos të na pengojnë në udhëtimin tonë”!

Διαδώστε:
“Asgjë mos të na pengojnë në udhëtimin tonë”!

Kushdo nga ne ka pasur dhe ka ëndërrat e tij. Kushdo nga ne ka disa qëllime dhe objektiva në jetën e tij. Dimë që arritja dhe realizimi i këtyre ëndrrave dhe qëllimeve nuk është i lehtë. Do të ndeshim shumë pengesa dhe vështirësi. Sigurisht do të kemi njerëz që do të na mbështesin dhe përkrahin në përpjekjet tona. Sigurisht që do të kemi dhe plot njerëz që me dashje, ose pa dashje, nga zilia apo keqdashja, do të përpiqen të na pengojnë, ose shpërqëndrojnë në realizimin e dëshirave tona.

Shembullin më të mirë për përballimin e kësaj situate na e jep vetë Zoti ynë, Jisu Krishti.
Në pjesën e Ungjillit të sotëm na tregohet për dy mrekulli që bëri Zoti. Ai së pari shëron dhe i jep dritën e syve dy të verbërve dhe në vazhdimësi ai shëron një burrë që ishte memec dhe i demonizuar. Njerëzit lavdëronin Zotit për këto që Krishti bënte duke thënë: ” Nuk është parë një gjë e tillë kurrë më parë në Izrael”. Ndërsa nga ana tjetër ata që mbaheshin më fetarë dhe më besimtarë. Farisenjtë thonin: ” Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve”.

Zoti vazhdonte me mësimin e Tij, për të cilin Ai kishte ardhur. ” Kalonte në qytete dhe fshatra, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe lëngatë në popull”. Akuzat e rënda që bëheshin ndaj Tij, se ai ishte një samaritan, një mik i mëkatarëve dhe tagrambledhësve, bashkëpunëtor i demonëve apo edhe i demonizuar, nuk e shpërqëndruan as nuk e bënë të heq dorë nga misioni i Tij, shpëtimtar, por e përmbushi atë duke u flijuar në kryq.
Kështu duhet të bëjmë edhe ne në jetën tonë, që të mos dorëzohemi asnjëherë dhe për asnjë arsye vështirësie, apo pengese. Kujtojmë thënien e urtë ” nëse do të qëllojmë me gurë çdo qen, që na del përpara, nuk kemi për të arritur në destinacionin tonë”.

Kemi edhe shembullin e Shën Parashqevisë që festojmë sot. Ajo kishte ëndërrën e saj të përhapte Ungjillin e Zotit. Në moshën 20 – vjeçare, kur prindërit e saj ishin larguar nga kjo botë, pasi ndau të gjithë pasurinë te njerëzit në nevojë, ia dedikoi veten e vetë përhapjes së Ungjillit. Kuptohet në shek.II të krishterët përndiqeshin për shkak të besimit të tyre. Shenjtoria nuk u dorëzua kundrejt këtyre vështirësive. Nuk u dorëzua as edhe nga torturat e shumta që vuajti, sepse ishte gati të jepte gjithçka për të arritur qëllimin dhe misionin e saj. Ashtu si edhe do të ndodhte që të martirizohej, ti pritej koka. Këmbëngulja e saj, mrekullitë që bëri, dëshmia e martirizimit, bëri që jo vetëm të fitojë kurorën e Mbretërisë së Perëndisë, por edhe shumë të krishterë të forcohen në besim. Gjithashtu shumë pagan të përqafojnë krishtërimin.

Kështu edhe ne të vazhdojmë me durim dhe këmbëngulje për ëndërrat tona, idealet tona, besimin tonë. Zoti do të bekojë përpjekjet tona. Amin!

*Nga predikimi i Mitropolitit te Apollonise dhe Fier, +Nikolla, te dielen e 7-te te Mattheut, dt.26/07/2020.


facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων